Shtyhet për 31 janar gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt  

Shqyrtimi fillestar për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, i parashikuar të mbahej sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është shtyrë për datën 31 janar.

Vendimi për shtyrje u mor nga gjyqtarja e rastit për shkak të problemeve të shkaktuara nga mungesa e organizimit dhe përgjegjësisë nga ana e disa avokatëve të të akuzuarve.

Sipas gjykatës, avokatët e të akuzuarve, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, nuk kishin pranuar me kohë shkresat e lëndës.

Avokati Ndrec Dodaj, i të akuzuarit Kushtrim Kokalla, ka thënë se ka pranuar shkresat para se të hyjë në gjykatë.

“Sot i kam pranuar shkresat e lëndës pak para se të hyjë në gjykatë. Një koleg i imi i ka marr dhe mi ka dorëzuar sot. Në këtë situatë çfarë jemi unë nuk mund të kryej obligimin tim ndaj klientit për përmbajtjen e aktakuzës, se si të deklarohet. Nuk jemi në gjendje që as t’i kundërshtojmë ato shkresa, mua po me vjen keq se në këtë gjendje nuk jam që të këshilloj klientin  se si të vazhdoj. Për mua nuk janë plotësuar kushtet që të mbahet kjo seancë”, ka thënë tha Dodaj.

Gjyqtarja i ka dhënë një vërejtje me shkrim avokatit të Kokallës, pasi ky i kishte kërkuar avokatit të Granit Plavës të merrte shkresat e lëndës në vend që t’i siguronte ato vetë.

Avokati Skender Gojani, i të akuzuarit Granit Plavës, ka pranuar se e ka marrë lëndën edhe për Dodajn.

“Ai më tha se kur të shkon për vete merre edhe për mu. Kur kam shkuar në Prokurori i kam thënë Prokurores a mund ta marr ajo tha po. Unë e kam njoftuar avokatin Dodaj të premten dhe ai më tha vij të hënën e marr.  E kam vetë edhe për aktakuzën”, ka thënë Gojani.

Ndërkohë, avokati i Tom Dodajt raportoi probleme teknike me emailin e tij.

Avokati Agron Kuçi, ka thënë se sot ka marrë aktakuzën përmes emaili.

“Kam problem me email, sot e kam marr aktakuzën, shkresa tjera nuk kam. Sot si mbrohet nuk mund të deklarohemi në lidhje me fajësinë”, ka thënë Kuçi.

Gjatë seancës, avokati i Kokallës, Ndrec Dodaj u dënua me një gjobë prej 500 eurosh pasi kërkoi që seanca e ardhshme të mos mbahet më 31 janar.

Gjithashtu, gjykatësja kërkoi falje për mungesën e hapësirës së mjaftueshme për të gjithë gazetarët, duke shtuar se seanca do të vazhdojë në datën e caktuar.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika