Shtyhet seanca e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Seanca e të mërkurës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është shtyrë

Seanca e të mërkurës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, është shtyrë brenda 30 minutave pasi filloi.

Kjo seancë nga fillimi deri në përfundim ka qenë e mbyllur, ndërsa kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III deklaratën e vetme që e dha në fund të seancës, ishte se seanca e radhës është më 30 tetor.

Edhe në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, thuhet se kjo seancë është shtyrë për 30 tetor.

Ndryshe, dëshmitari i 29-të ka qenë i caktuar që të dëshmojë në ditën e sotme.

Ky dëshmitar ishte ftuar që të dëshmojë në seancën e 11 tetorit, ku kishte deklaruar se nuk është i gatshëm që të dëshmonte, por është i gatshëm që të shkonte në burg, shkruan BetimipërDrejtësi.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika