Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ministres Haxhiu, Lekaj dhe të tjerëve

Seanca që ishte parashikuar të mbahet të premten e 10 shkurtit ndaj ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetëve Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi dhe Besa Baftiu, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, është shtyrë pasi mungoi dëshmitari

Pamje nga seanca gjyqësore e 10 shkurtit 2023

Është shtyrë seanca e parashikuar për të premten ndaj ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetëve Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi e Besa Baftiu, lidhur me hedhjen e  gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Shqyrtimi ka nisur me vonesë për shkak të mungesës së dëshmitarit, e më pas edhe është shtyrë.

Trupi gjykues ka provuar të kontaktojë me udhëheqësit e Policisë së Kosovës, kështu po raporton nga seanca gazetarja e terenit e RTV Dukagjinit, Dorentina Thaqi.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se trupi gjykues ka vendosur të vazhdojë me shqyrtimin e mëtutjeshëm të seancës me prova të tjera.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika