Shtyhet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së 23-vjeçarit nga Mirusha e Malishevës

Seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së 23 vjeçarit nga Mirusha e Malishevës

Seanca fillestare për vrasjen e 23-vjeçarit nga Mirusha e Malishevës, e cila kishte ndodhur vitin e kaluar është shtyrë për datën 23 shkurt të këtij viti.

Gjykata e ka kthyer aktakuzën për plotësim, duke i kërkuar prokurorisë që te qartësoj se për cilat vepra penale akuzohet i pandehuri Y.G

Në aktakuzë thuhet se pesë persona me qëllim hakmarrjen, e kanë privuar nga jeta Fazli Hoxhën, duke e goditur me mjete të forta dhe pastaj duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse me armë zjarri.

Po ashtu, sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se kishin tentuar t’ia vrisnin edhe vëllezërit e tjerë të viktimës, duke i goditur në vazhdimësi me mjete të forta dhe duke shtënë në drejtim të tyre me armë zjarri.

Sipas aktakuzës, ata kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

“Të pandehurit, N.G., B.G., A.G., B.G dhe A.G., sipas aktakuzës, duke vepruar në bashkëkryerje, e me qellim të hakmarrjes se paskrupullt, kanë privuar nga jeta viktimën F.H., ku fillimisht të ndjerin e sulmojnë dhe e godasin më mjetet të forta dhe më pas e privojnë nga jeta me armë zjarri. Gjithashtu, të pandehurit N.G.,A.G., B.G., A.G. dhe B.G akuzohen se në bashkëkryerje kanë tentuar ta privojnë nga jeta edhe vëllezërit e tjerë të viktimës F.H , duke i goditur në vazhdimësi me mjete të forta dhe duke shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre, me qellim të hakmarrjes se paskrupullt, kanë kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’”, thuhet në një pjesë të aktakuzës.

Ngjarja kishte ndodhur më 28 prill të vitit 2022 te “Ujëvara e Mirushës” në aksin rrugor Klinë-Gjakovë.

Pasi e kishin përfunduar iftarin bashkë me familje në një restorant, viktimat u përballën me të dyshuarit në parkingun e restorantit, të cilët kishin gjuajtur me armë dhe kishin qëlluar në dy vëllezërit, por, fatkeqësisht, njëri nga ta (Fazli Hoxha) nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve të marra.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika