Shtyhet seanca në Gjykatën e Apelit për rastin e Konjufcës

Seanca në Gjykatën e Apelit për rastin e kryeparlamentarit Glauk Konjufca është shtyrë për shkak se avokatja e tij nuk ka pranuar një ankesë nga gjykata e shkallës së parë

Seanca ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Gjykatën e Apelit këtë të enjte është shtyrë.

Siç raporton ekipi në terren i TV Dukagjinit, kjo ndodhi për shkak se avokatja e tij nuk ka pranuar një ankesë të paraqitur nga gjykata e shkallës së parë.

Ne këtë seancë nuk ka qenë i pranishëm Konjufca, i cili ishte liruar nga akuzat për gazin lotsjellës.

Avokatja e tij ka thënë se Konjufca nuk ka mundur te vije për shkak të angazhimeve në Kuvend dhe se nuk është e obligueshme ardhja.

Konjufca përballet me akuzën për “pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në vitin 2016.

Në aktakuzë thuhet se në Kuvendin e Kosovës më 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë.

Më 26 shkurt 2024, Konjufca ishte liruar nga akuza pasi nuk ishte provuar se ka kryer veprën penale që i vihej në barrë.

Në seancën e 25 tetorit 2023, gjykatësja Çanta tha se Konjufcës i është parashkruar vepra penale “Pengim i pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Osmani: Protesta e 1 Tetorit ndryshoi rrjedhën e historisë dhe...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit 1997 ishte moment kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë. Osmani...

Rutte merr udhëheqjen e NATO-s, e shpall Ukrainën prioritet kryesor

Mark Rutte, ish-kryeministër i Holandës, është emëruar Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg, i cili udhëhoqi Aleancën për një...

Të fundit nga rubrika