Shtyhet seanca për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj

Pas daljes së parë të trupit gjykues në vendin ku rreth shtatë vjet më parë ishte gjetur trupi i pajetë i Donjeta Pajazitaj, proces ku i pranishëm ishte edhe i dyshuari kryesor, Naser Pajazitaj, si dhe familjarë të Donjetës, planifikohet të prezantohen provat e gjetura

Seanca mbi vrasjen e Donjeta Pajazitaj

Seanca e planifikuar për rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitaj është shtyrë për në orën 13:00.

Të premten e 17 qershorit është planifikuar të prezantohen të gjeturat nga dalja në terren, e cila ishte realizuar në seancën e fundit.

Dalja në teren lidhur me gjetjen e provave

Nga qelia e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Naser Pajazitaj mëngjesin e së mërkurës të 25 majit është sjellë në fshatin Strellc të Decanit, në vendin ku dyshohet se e mori me veturë kushërirën e tij, Donjeta Pajazitaj dhe e vrau më pas në bjeshkët e Strellcit të Deçanit.

Pajazitaj, këtu tregoi pretendimin e tij se nga kishte kaluar në ditën kritike.

“Lëvizja ime prej aty, kam lëvizur në këmbë deri te varrezat, deri tek ai dyqani aty, e kam parë që nuk po mundem të eci, edhe jam kthyer… dhe me veturë e kam ndezur veturën që të shkoj në shtëpi, të mos shkoj në varrim fare… kam lëviz lart e deri te bunari, prej bunarit e deri te varrezat”, ishte shprehur Pajazitaj.

Trupi gjykues del në vendin ku u gjet trupi i Donjeta Pajazitaj

Naser Pajazitaj akuzohet se më 9 nëntor të vitit 2015, në bjeshkët e Strellcit, Komuna e Decanit, në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë” duke qenë edhe më parë i dënuar për vepër penale të vrasjes së rëndë, me dashje dhe me armë të tipit të panjohur, për motive të ulëta, kishte vrarë Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat.

Viktima ishte marrë nga i pandehuri me veturë, dhe nga po i njëjti, dyshohej se ishte qëlluar me armë dy herë në kokë.

Kufoma e viktimës është gjetur më 17 dhjetor të vitit 2015, në vendin e ngjarjes nga disa kalimtarë të rastit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika