Shtyhet sërish votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

Për shkak të mungesës së kuorumit prej 80 deputetëve, në seancën e së mërkurës u shty sërish votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvend.

Deputetët e opozitës janë prezent në sallën e Kuvendit të Kosovës por që nuk po duan ta dëshmojnë praninë në seancë.

“Pika 6, 7, 8 barten kurdo që Kuvendi mundet t’i trajtojë në seancat e ardhshme”, deklaroi Konjufca.

Për seancë tjetër u shty edhe amendamenti i deputetit Visar Korenica për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor. Në votim morën pjesë vetëm 44 deputetë.

Ndërsa janë votuar disa amandamente për Këshillin e Sigurisë, dhe po ky projektligj në lexim të dytë miratohet me 62 vota pro. Ndërsa, ka dështuar të votohet projektligji për gjendjen civile.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika