Është shtyrë vizita e një delegacioni amerikan në krye me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Këtë për Dukagjinin e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.
Ai tha se shtyrja është bërë për gjithë turin ballkanik për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit.
“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, ka thënë Kupina për Dukagjinin.