Ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Lagumdžija, ka thënë se votimi për një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë që ishte planifikuar të mbahej më 2 maj, është shtyrë.
Kështu ka thënë Lagumdžija për N1.
“Në këtë moment e dimë se seanca nuk do të mbahet më 2 maj, sepse sot po e dërgojmë tekstin e rezolutës për rishikim nëse vendet anëtare të OKB-së kanë ndonjë propozim tjetër për tekstin. Asambleja e përgjithshme do të mbahet pas datës 6 maj, në varësi të orarit të seancave, të cilat do ta dimë të martën”, ka thënë Lagumdžija.
“Dhe misioni i Bosnjës dhe Hercegovinës në OKB mori pjesë në këtë vendim për t’i lënë ata që kanë nevojë për kohë ose ata që janë të gatshëm për një kuptim më të mirë të tekstit të rezolutës, që si grup miqsh dhe sponsorizues të rezolutës, ata janë të hapur për konsultime të mëtejshme”, ka thënë tutje ai.
Në fund, Lagumdžija ka theksuar se në vendimin për shtyrjen e votimit kanë marrë pjesë edhe vendet sponsorizuese të rezolutës, në mënyrë që, siç theksoi më herët, t’u jepet kohë atyre që kanë nevojë ose atyre që janë të gatshëm të kuptojnë më mirë tekstin e rezolutës.