Shuhen 10 zjarre në Shqipëri, operacionet për të shuajtur vatrat e tjera vazhdojnë ende

100 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 mjete dhe helikopteri Cougar janë angazhuar në shuarjen e zjarreve brenda territorit të Shqipërisë. Operacionet po vazhdojnë ende

10 vatra zjarri janë shuar në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë 24 orëve të fundit nga efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Sipas tij, për shuarjen e tyre janë angazhuar 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 4 mjete dhe helikopteri Cougar.

Është nën kontroll vatra, në fshatin Rrilë, njësia administrative Shënkoll në bashkinë Lezhë, në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Zjarri është shuar dhe situata po monitorohet, pasi mbeturinat mund të vazhdojnë të digjen në brendësi pa u shfaqur në sipërfaqe.

Siç raporton TopChannel, është riaktivizuar zjarri në vendin e quajtur “Vija mbi Okol”, në fshatin Theth, të bashkisë Shkodër, ku janë njoftuar strukturat e Emergjencave Civile në qark. Situata po monitorohet nga shërbimet e policisë së Thethit.

Në fshatin Bushat, në Vaun e Dejës, zjarri në një sipërfaqe me mbeturina është shuar plotësisht dhe zjarrvënësi është shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika