Shuhet ëndrra e Shqipërisë për Evropian, mposhtet nga Spanja

Shqipëria ka pësuar humbje 1-0 në rrethin e tretë të fazës së grupeve përballë Spanjës në Euro 2024, përkatësisht në Grupin B

Shqipëria ka pësuar disfatë nga ekipi i Spanjës, me rezultat 1:0. Kjo humbje Shqipërisë ia shuan ëndërrat për vazhdim tutje në Evropianin 2024.

Spanja në pjesën e parë ka udhëhequr ndeshjen me rezultat 1:0, ndërsa ka dominuar plotësisht në fushë.

Ferran Torres shënoi në minutën e 13-të pas një aksioni model të spanjollëve.

Shqipëria e mbyll Kampionatin Evropian me një pikë, pasi kishte barazuar me Kroacinë 2-2 dhe ishte mposhtur nga Italia në ndeshjen e parë me rezultat 2-1.

Spanja është lidere e grupit me nëntë pikë, Kroacia e dyta me katër pikë, Italia në vendin e tretë md tri pilë dhe Shqipëria e fundit me një pikë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika