Shuhet familja shqiptare në Itali, humb jetën nëna dhe 3 të mitur

Si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, kanë humbur jetën katër anëtarë të një familjeje shqiptare në Itali

Ekipet emergjente të Italisë në vendin e ngjarjes





Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së dielës, në Reggio Emilia të Italisë, ku si pasojë e kanë humbur jetën katër anëtarë të një familjeje.

Sipas policisë italiane, viktimat janë me origjinë shqiptare, dhe bëhet fjalë për nënën dhe tre fëmijë të mitur 2, 10 dhe 12 vjeç, ndërkohë që i plagosur rëndë ka mbetur babai, i cili drejtonte makinën, raporton A2.

Ngjarja u regjistrua në Villa Gaida, ku makina e drejtuar nga shqiptari doli nga rruga dhe u përplas me një shtëpi të pabanuar.

Policia ka dalë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika