Shukri Buja, ish komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) për Zonën e Nerodimes, ka bërë të ditur se sot(e diele) pa dëshirën e tij ka udhëtuar me ftesë të detyruar për paraqitje nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Buja këtë lajm e ka dhënë përmes një shkrimi në Facebook, ku ka thënë se UÇK-ja ishte e shenjtë, ishte kundër pushtuesit, falë luftës së saj të armatosur dhe falë përkrahjes së aleateve në veçanti nga SHBA-të qytetarët e Kosovës e gëzojmë lirinë.
“Lufta çlirimtare në Kosovë ishte e imponueshme, e domosdoshme dhe e drejtë, ngaqë ishte e drejtuar kundër një pushtuesi, i cili përpiqej me zjarr dhe hekur të kryente spastrimin e përgjakshëm etnik të Kosovës”.
”Lufta çlirimtare solli lirinë dhe pavarësinë që shumë po e gëzojnë sot, ndërsa bijtë më të mirë të këtij vendi u akuzuan dhe po mbahen padrejtësisht në burg”, ka shkruar Buja.
Tutje ish komandanti i UÇK-së ka thënë se beson në pafajësinë e bashkëluftëtarëve të tij.