“Shumari n’mal me t’nxan me dru  të dënon ma shumë”, Mustafa reagon pas dënimit të ministres Hajdari

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka reaguar pas dënimit me 200 euro të ministres, Rozeta Hajdari, për rastin e aksidentit ku e kishte goditur një vajzë të mitur me veturë

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa

“Shumari n’mal me t’nxan me dru’ të dënon ma shumë!”.

Ky ishte komenti i deputetit të LDK-së, Besian Mustafa, pasi e kuptoi që ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari është dënuar me 200 euro gjobë për rastin e aksidentit ku e kishte goditur një vajzë të mitur me veturë.

“Ministrja e shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare, dënohet 200 euro. Kaq ka vlerë për ta një fëmi, 200 euro”, ka thënë Mustafa.

Deputeti i LDK-së, tutje vazhdoi me kritika të ashpra duke thënë se VV-ja është e korruptuar shpirtërisht.

“E këta të flasin për kapje të shtetit e të gjykatësve. Këta të flasin për korrupsion. Vet janë të korruptuar edhe shpirtërisht! Plagosin fëmijë e gjykatësit e kapur i dënojnë 200 euro!”, tha ai.

Mustafa po ashtu, tha se “dorëheqja e kësaj ministreje nuk mjafton!”.

“Jeni mbuluar kokë e këmbë në turp! Të paftyrë!”, përfundoi Mustafa.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika