Tabela tregon se sa është e lejuar shpejtësia maksimale në këtë zonë.
Mirëpo, të pakët janë ato vozitës që gjatë kalimit në rrugën Komoran-Caralevë nuk bien ndesh me këtë rregull trafiku.
Madje, edhe gjatë kohës sa ekipi i Televizionit Dukagjini ishte aty, ka hasur në shumë të tilla që e thyen këtë kufizim.
E pak më larg se ky vend, me saktësisht në fshatin Fushticë, gjatë së hënës ka ndodhur një fatkeqësi, ku dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku.
Shenjat e aksidentit edhe një ditë pas ngjarjes tragjike vazhdojnë të jenë aty.
Familjarët e ngushtë të viktimave, nuk pranuan të flasin, mirëpo kushëriri Besim Shurdhiqi, ka thënë se të pakët janë ata persona që respektojnë rregullat në këtë pjesë.
“Ato e kam pas kushëri, dje ka pas aksident me bashkëshorten e tij dhe kanë vdek në vendin e ngjarjes”, ka thënë Besim Shurdhiqi, kushëri i viktimave.
Gjithashtu edhe një rast tjetër i rëndë nuk ka edhe shumë kohë që ka ndodhur në këtë rrugë.
“Vitin e kaluar, tek kjo shtëpi e bardhë, një veturë e ka goditur një fëmije 7 vjeçar, për shkak të shpejtësisë dhe mosrespektimit të rregullave. Komuna ka thënë se do të bëjmë një trotuar, do të ndriçojmë, mirëpo nuk kanë bërë asgjë”, ka thënë Shurdhiqi.
Ndërkohë, edhe banorët e tjerë të këtyre fshatrave, janë shprehur senuk po janë aspak të qetë sa herë që janë afër kësaj rruge.
“Kjo rrugë ka aksidente goxha shumë, në njerëz, në fëmijeë dhe kafshë, kufizimi i shpejtësisë është 40km/h, ndërsa shoferët vozitin shumë shpejtë, deri 100km/h edhe më shumë. Policia duhet me i vendos sa më shpejtë shenjat e komunikacionit dhe me dalë sa më shpesh me patrollu, me radar me kontrollu”, ka thënë Afrim Dugolli, banor.
Varrimi i viktimave u bë në orën 15:00 në varrezat e fshatit Resinoc, në Lipjan.