Një ditë para Kurban Bajramit besimtarët mysliman kanë dal të kryejnë një obligim të kësaj feste.
Ata po zgjedhin një kurban që sipas traditës duhet të prehet.
Në tregun e kafshëve në Prishtinë zgjidhje ka me bollëk. Tregtarët në çdo cep po bëjnë thirrje për blerje.
Një nga blerësit tregon se është i kënaqur me çmimet të cilat sillen nga 140 euro deri në 200 euro.
“Realisht çmimet kuptohet janë pak më të ngritura se herët e kaluara mirëpo kuptohet tu e marr parasysh rritjen e të gjitha çmimeve duke përfshi edhe produktet ushqimore, edhe duke e dite se çka hjekin ne kultivimin e tyre prapë them që është çmimi i arsyeshëm”,ka thënë qytetari Nexhmedin Isufi.
E një tjetër qytetar që bëri zgjidhjen e tij për Kurban thotë se këtë e bënë çdo vit dhe festën e Bajramit të Vogël mezi e pret.
“Këtë festë kena me festu qysh është ma se miri”,është shprehur qytetari Esat Curri.
Në ndërkohë, shitësit po presin për sa më shumë blerës.
Sipas tyre, çmimet po janë të përballueshme për qytetarët.
“Me të kallxu drejt, tjerat çmime janë ngritur ma shumë se këto se 10 deri 20 euro nuk lëvizim më shumë nga viti i kaluar”,ka thënë tregtari Gëzim Krasniqi.
Ndërkohë, një tregtar tjetër i ka mbetur vetëm edhe një kurban për ta shitur.
“Vec me qeto jam ardh. 120 copa i kam shitë te shpija tash veç qekjo m’ka mbet”,është shprehur tregtari Nazmi Rushiti.
Ndërkohë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që therjen e kurbanëve, ta bëjnë në thertoret e licencuara të cilat kontrollohen nga inspektorët veterinar të AUV.