Shumica e reformave në drejtësi në pritje të Gjykatës Kushtetuese

Shumica e reformave në sistemin e drejtësisë, janë në pritje të dritës së gjelbër nga Gjykata Kushtetuese. Pas Ligjit për Këshillin Prokurorial dhe të atij të Byrosë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në Kushtetuese kanë shkuar edhe amendamentet kushtetuese për vettingun. Gjykata Kushtetuese, veçanërisht në ligjin për KPK-në, vlerësohet se është duke u vonuar me nxjerrjen e aktgjykimeve

Gjykata Kushtetuese ka në dorë fatin e dy prej proceseve më të rëndësishme të viteve të fundit në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Ligji për Këshillin Prokurorial dhe ai i Byrosë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, po presin dritën e gjelbër nga ky institucion.

Ligji për KPK-në, ka rreth  tetë muaj që është dërguar në Kushtetuese, kurse ai për Byronë rreth dy javë.

“Gjykata nuk ka vendosur ende lidhur me kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Sapo të merret vendimi i Gjykatës përkitazi me këtë rast, për këtë do të njoftohen me kohë të gjitha palët dhe opinion”

Kushtetuesja, sipas profesorit Fejzullah Hasani, është duke shkelur ligjin sa herë që aktgjykimet i vonon më shumë se 60 ditë.

“Ligji i ka paraparë afatet e pashtyeshme, aty shumë mirë thotë që jo më vonë se 60 ditë. Do të thotë, sa më herët duhet të vendoset, për shkak të efekteve që i ka ligji, për këtë arsye ligjvënësi ligjin për Gjykatën Kushtetuese e ka  ndërtuar në limite të fundit, që nuk mund të jetë më shumë se 60 ditë. Çdo kalim i këtij afati është shkelje ligjore, aty s’ka dilemë”, ka thënë ai.

Hasani thotë se vonesat nga Kushtetuesja mund të ndodhin për shumë arsye.

“Nuk e di se si qëndron puna në Gjykatën Kushtetuese, se a kanë çështje më emergjente se këto dhe a kanë ndërtesa të shumta. Vetëm mund të spekuloj, mirëpo ligjvënësi i ka pasur parasysh edhe ngarkesat”, ka thënë Hasani.

Përkundër gjithë ngarkesave, Gjykata Kushtetuese, sipas Labinot Leposhticës nga organizata BIRN, do të duhej t’i prioritizonte lëndët.

“Si ligji për Këshillin Prokurorial, si ai për Byronë, konsideroj që këto dy ligje e përbëjnë boshtin e reformës në sistemin e drejtësisë, të cilën e ka premtu partia në pushtet dhe në këtë drejtim, Gjykata Kushtetuese, duke e pasur parasysh edhe rëndësinë e këtyre dy ligjeve dhe efektin që mund ta shkaktoj në sistemin e drejtësisë, do të duhej t’i trajtonte më me urgjencë”, ka thënë ai.

Të enjten, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka njoftuar se i ka përcjell në Gjykatën Kushtetuese amendamentet kushtetuese lidhur me vetingun në sistemin e drejtësisë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika