Yll Hoxha, analist ka analizuar faktet se kush do të udhëheqë qeverisjen e Kosovës. Ai u shpreh se çdo ditë e më shumë do të zvetënohet “qeveria e njëanshme, qeveria Kurti ose opozitë”.
Hoxha në “Debat Plus” u shpreh se pas certifikimit të zgjedhjeve, partitë qoftë ajo fituese apo opozitare mundet të i kryejnë hapat e nevojshëm për krijimin e qeverisë së re të vendit dhe jo të zvarrisin proceset.
Ai shtoi se rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit është i barabartë mes pozitës dhe opozitës. Por sipas Hoxhës, asnjëra nga subjektet politike po shihet se nuk dëshirojnë të kenë edhe një proces të ri zgjedhor pasi që do dalin humbës nëse do ketë diçka të tillë.
“ Rezultat pat e spat nuk ka rëndësi se a ki figura më pak apo më shumë se kundërshtari. Mundesh me I pas krejt figurat edhe me përfundu në pat. Por rezultati është baraz. Dhe duhet me kuptu që kundërshtari është baraz me ty. Nuk ka ose ose, nuk duhet të jetë tituli Qeveria Kurti apo qeveria e opozitës por duhet të jetë edhe edhe.
Do të ketë qeveri edhe Kurti edhe opozitë në qeveri të ardhshme. Prej kësaj jave pritet certifikimi i zgjedhjeve. Si presion publik institucionet nuk duhet të shfrytëzojnë maksimumet e lejuara me Kushtetutë dhe ligje, por të marrin vendime të shpejta dhe krijohen institucionet. Ndonëse kemi 30 ditë, për konsistuimin e parlamentit pas certifikimit. Nuk duhet me prit ditën e 30 për konsistuimin e kuvendit. Mundet javën e pare dhe me I kry krejt hapat e nevojshme për krijimin e situatave.
Shumica e subjekteve politike nuk kanë dëshirë që të kenë edhe një pale zgjedhje të shpejta pasi që humbja do jetë e madhe, Psh PDK-ja ka arritur konsesus politik dhe ka siguruar numra të mjaftueshëm të deputetëve. Pse me rreziku këtë.
10 ditëshi I dytë kur afrohet mundësia me shku vendi në zgjedhje, besoj do të rritet afirmiteti I subjekteve me negociu me njëra-tjetrën. Ose do kemi qeveri VV-PDK ose me përfundu me zvarritje dhe me procese të reja. Qeveri e njëanshme , qeveri Kurti ose Qeveri opozitë çdo ditë e më shumë do zvetënohet më shumë”, deklaroi Hoxha.