Shyqyri Haxha lirohet nga akuza për lidhje të kontratës së dëmshme sa ishte kryeshef i PTK-së

Shyqri Haxha, sh-kryeshefi i PTK-së

Shyqyri Haxha është liruar nga akuza se kishte lidhur kontratë të dëmshme sa ishte kryeshef i Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Aktgjykimi lirues është shpallur të premten nga gjyqtari Sabit Sadikaj në Gjykatën Themelore të Prishtinës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjykata në këtë përfundim ka ardhur, pasi duke u bazuar në Ligjin për Prokurim Publik me nr. 2003/17 i vitit 2008, i cili ka qenë në fuqi në kohën e lidhjes se kontratës, me nënshkrimin nga zyrtari i prokurimit të PTK-së dhe përfaqësuesi i ‘Amdocs’ kontrata hynte në fuqi, ndërsa nënshkrimi nga kryeshefi Shyqri Haxha nuk kishte kurrfarë detyrimi për PTK-në”.

Pala e dëmtuar, Posta dhe Telekomi i Kosovës, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në konteste të rregullt juridiko-civil.

Pas pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar, palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh, përmes kësaj gjykatë në Gjykatën e Apelit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika