Ekipet mbrojtëse në Hagë kanë zbuluar se Faik Imeri, por që emri i tij është i redaktuar në shkresa, është qendra e një rrjeti të dëshmitarëve që ai i kishte ofruar direkt ose indirekt në Zyrën e Prokurorit të Specializuar; se ai që nga viti 2017 ka pasur të paktën 15 takime me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, ndërsa ka ngritur pretendime dhe ka dhënë komente për më shumë se 60 individë gjatë bisedave të tij me Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Prokuroria e Specializuar ka pranuar se ka bashkëpunuar me Faik Imerin, por që emri i tij është i redaktuar në shkresa, në vitin 2017.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar ka pasur një sërë kontaktesh me (REDAKTUAR), kryesisht në vitin 2017 dhe 2018. Gjatë kësaj periudhe, (REDAKTUAR) e informoi Zyrën e Prokurorit të Specializuar për drejtimet e mundshme dhe lehtësoi kontaktet, kryesisht prezantime ndërmjet Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe një numri të kufizuar dëshmitarësh. (REDAKTUAR) e bëri këtë me iniciativën e tij, jo me udhëzim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar… Pesë nga këta dëshmitarë janë në listën e dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar”, thuhet në një shkresë të Prokurorisë së Specializuar, të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara.
Mbrojtja e krerëve të UÇK-së ka kërkuar shpjegime nga Prokuroria e Specializuar se si i ka përdorur “ndërmjetësuesit” gjatë hetimeve të saj, pasi, sipas tyre, ekziston një bazë e tillë, duke qenë se ka prova që një “ndërmjetësues” i mbështetur nga Prokuroria ka tentuar të sigurojë dëshmi të rreme.
Një dokumetar i transmetuar në Opinon/TV Klan dhe Albanian Post-Tiranë, i titulluar “Manipulimi Special”, ka zbuluar një zhvillim shokues që lidhet me Gjykatën Speciale në Hagë, e që ka të bëjë me një manipulim kundër krerëve të UÇK-së – të cilët po përballen një në proces gjyqësor me akuza për krimet e pretenduara të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999./AlbanianPost