“Si bir i prindërve shqiptarë, si fëmijë i luftës në Kosovë”, Robin Krasniqi meqin e radhës në stadiumin “Fadil Vokrri”

"“Si bir i prindërve shqiptarë, si fëmijë i luftës në Kosovë dhe si kampioni i parë botëror, me prejardhje shqiptare, në boksin profesionist, gjithmonë e kam ndjerë obligim të bëj një mbrëmje të madhe të boksit në Prishtinë dhe tani ka ardhur koha, të dashur fansa dhe miq! Luftën e radhës do ta bëj në stadiumin e futbollit të Prishtinës (Stadiumi Fadil Vokrri) më 5 gusht 2023"

Robin Krasniqi

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi, do të zhvillojë meqin e radhës në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, më 5 gusht të këtij viti.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook, duke theksuar se e ka ndier obligim të bëjë një mbrëmje të madhe boksi në Prishtinë.

“Si bir i prindërve shqiptarë, si fëmijë i luftës në Kosovë dhe si kampioni i parë botëror, me prejardhje shqiptare, në boksin profesionist, gjithmonë e kam ndjerë obligim të bëj një mbrëmje të madhe të boksit në Prishtinë dhe tani ka ardhur koha, të dashur fansa dhe miq! Luftën e radhës do ta bëj në stadiumin e futbollit të Prishtinës (Stadiumi Fadil Vokrri) më 5 gusht 2023, duke i ofruar një Event të madhë atdheut tim. Unë po e pres me padurim këtë mbëmje dhe shpresoj që të kem bërë të lumtur edhe shumë prej jush miq të dashur”, ka shkruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika