Si duhet të kujdesemi për shëndetin përgjatë verës?

Në emisionin “Rreth e Rrotull” ishin të ftuar doktoresha Drita Peqani-Gashi dhe Dafina Demolli, nutricioniste, ku diskutuan rreth temperaturave të larta dhe mënyrës së ushqyerjes përgjatë sezonit veror

Emisioni 'Rreth e Rrotull', të ftuarit në emision, doktoresha, Drita Peqani-Gashi dhe Dafina Demolli, nutricioniste.

Të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” kanë qenë të ftuar, Drita Peqani-Gashi, me profesion doktoreshë dhe Dafina Demolli, nutriconiste.

Sipas doktoreshës Peqani-Gashi, nuk mund të themi se dielli është i keq apo vera është e keqe për shkak të temperaturave të larta, pasi dielli është i dobishëm dhe së pari ndikon në humorin tonë e të jemi më pozitivë.

Tutje, ajo theksoi se duhet konsumuar sasi më të mëdha të ujit dhe të konsumohen sa më shumë pemë dhe perime.

“Mos të përdorim ushqime të cilat janë të vështira për t’u tretur, por të përdorim ushqime të tretshme, të ikim nga aktivitetet e rënda fizike”, ka theksuar Peqani-Gashi.

Sipas saj, moshat e shtyra, fëmijët dhe gratë shtatzëna të kenë kujdes dhe të mos i ekspozohen drejtpërdrejt diellit dhe të mos dalin prej orës 10:00 deri në 18:00.

Ndërsa, Dafina Demolli, me profesion nutricioniste, ka thënë se duhet konsumuar ushqime me karbohidrate, proteina, vitamina e minerale.

Ajo gjithashtu bëri apel edhe për mënyrën e ushqimit përgjatë sezonit veror, e veçanërisht rreth dasmave në raport me ushqimin.

“Pjesa me e mirë e çdo dasme është sallata, që është edhe si startuese ku duhet ata me frekuentu më shumë tek sallata ndoshta, mu ngop me pjesën e sallatës dhe me konsumu vetëm një pjesë të vogël të mishit, ndërsa deserti duhet eliminuar plotësisht”, ka thënë Demolli.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika