Si e ndryshoi Blinken agjendën për ta mbështetur kryediplomatin Osmani? Tregon ndihmësi i tij (VIDEO)

Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James C. O'Brien.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien ka bërë të ditur pse sekretari, Antony Blinken nuk u takua me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë Këshilit ministror të OSBE-së.

Në pyetjen gazetareske se pse Blinken iku para se të aterojë Lavrov në Shkup, O’Brien tha se “Është porosi se sekretari Blinken mendoi se është e rëndësishme ta ndryshoj; agjendën që të jetë i sigurt se do të jetë ketu dhe të dëshmojë mbështetje për OSBE-në dhe kryesimin e ministrit Osmani”.

Shkupi ishte nikoqir i Konferencës së OSBE-së.

Nga 1 janari, 2023, me OSBE-në ka kryesuar kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.