Si është situata e sigurisë në komunën e Zveçanit?

Sipas ekipeve të RTV Dukagjini, situata e sigurisë në veri të Kosovës, ku tashmë janë hapur qendrat e vendvotimit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Lokale, është e qetë deri në këtë kohë

Gazetarja e RTV Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi, është duke raportuar nga Komuna e Zveçanit, aty ku janë hapur vendvotimet për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Lokale.

Bylykbashi ka thënë se ka parë një numër të madh të Policisë së Kosovës gjatë rrugës për në Zveçan, por numrin e saktë të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që janë duke u përkujdesur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, sipas Bylykbashit, nuk dihet.

“Ne vazhdimisht kemi parë patrullim të Policisë së Kosovës. Ne personalisht, ekipi jonë të cilët kemi ardhur këtu, kemi parë 3 ekipe të Policisë së Kosovës që kanë lëvizur në qytetin e Zveçanit dhe në fshatrat përreth”, ka raportuar Bylykbashi.

Më tutje, ajo ka thënë se ka parë “dy njësite të KFOR-it. Por, për numrin e saktë të patrullimeve të policisë së Kosovës nuk kemi marrë informata”.

Sipas saj, pjesëtarët e policisë që dy-tri ditë i kanë monitoruar qendrat e vendvotimit të improvizuara.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika