Si është të jesh regjisor i filmave dhe ligjërues në shkolla, flet Zgjim Terziqi

Regjisori i filmave, Zgjim Terziqi ka shpalosur detajet rreth punës së tij si regjisor dhe aktivitetet me të cilat po merret me kohët e fundit.

Filmi ““Odiseja e Gëzimit”” pas katër vite pune e ka përfunduar fazën e xhirimit. Ndërsa regjisori, Zgjim Terziqi ka shpalosur detajet se kur ka filluar dhe si ka vazhduar procedura e xhirimit të filmit.

“Filmi ka filluar të xhirohet me nëntë shtator dhe kemi mbaruar me nëntë tetor, d.m.th 25 ditë xhirime komplet por me ditë pushimi brenda këtyre ditëve. Ndryshe, 2019 kemi filluar të merremi me këtë projekt”, ka thënë Terziqi.

Përpos regjisor, Terziqi ka rolin e skenarstit tek filmi ““Odiseja e Gëzimit””. Ndërsa Producente e këtij filmi është Valmira Hyseni.

Sa i përket financave të këtij filmit, Terziqi ka theksuar se kanë përfituar subvencione dhe se kanë startu me 140 mijë euro.

Përpos regjisor, Zgjim Terziqi ka profesion edhe si ligjërues në disa kolegje private.

“Doku festi” ka disa projekte të ndryshme, ku njëra ndër to është aktiviteti me shkollat e komunave më të vogla, ku aktiviteti i tyre kryesor janë ligjëratat e vazhdueshme dhe si përfundim, bëhen filma të ndryshëm dhe me tematika të llojllojshme.

Nga përvoja e tij në terenet e komunave më të vogla të Kosovës, thekson se janë tepër bashkëpunues dhe që ajo që e habit është se grupmoshat 13-15 flasin më mirë gjuhën angleze dhe komunikimi me ta është tepër i lehtë.

Ndërsa shkollat në qytetin e Prizrenit, sipas Terziqit janë më strikt dhe me respektim të rregullave qoftë me “uniformë, e deri tek kravata, këmisha”.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika