Si i ndryshoi Vuçiq deklaratat brenda dy vitesh për Ushtrinë e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nga deklaratat e vitit 2022 dhe ato të vitit 2024 tregon disa ndryshime dhe konsistenca në qëndrimet dhe politikat e tij. Në prill të vitit 2002, ai kishte bërë thirrje për të lënë Serbinë rehat, duke reaguar ndaj kritikave mbi armatosjen e Serbisë nga Kina. Ndërsa, tashmë ai ka shprehur shqetësimin për mbështetjen e jashtme që merr Kosova, veçanërisht nga ShBA-të dhe ka komentuar miratimin e kërkesës së Kosovës për blerjen e raketave “Javelin”

Aleksander Vuçiq -presidenti serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është ankuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbështetjen e tyre po e forcojnë  Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kjo deklaratë e tij vjen në kontekstin e blerjes së raketave të tipit “Javelin” nga ana e Kosovës.

Vuçiq ka theksuar rolin e ekspertëve amerikanë dhe NATO-s në këtë proces, duke i përshkruar ato si jashtëzakonisht të përgatitura dhe serioze.

Në një deklaratë nga Agjencia e Sigurisë Ushtarake në Beograd, Vuçiq ka shtuar se Serbia po e armatoset për ta mbrojtur veten

“Një ushtri e fortë është jetike për ekzistencën e shtetit”, ka theksuar ai.

Vuçiq ka bërë të ditur se Serbia ka një buxhet prej 186 milionë eurosh për blerjen e armëve të tipit “Nora” dhe për të rritur kapacitetet ushtarake. Si reagim ndaj veprimeve të fundit të Kosovës, ai paralajmëroi një paketë investimi prej 150 deri në 400 milionë eurosh për pajisje dhe armatim shtesë të ushtrisë serbe.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse kjo është një reagim i drejtpërdrejt ndaj armatosjes së Kosovës apo pjesë e planeve ekzistuese, Vuçiq pohoi se bëhet fjalë për plane të vazhdueshme, por që po rishikohen në kontekstin e sfidave dhe qëllimeve strategjike, duke u përqendruar në sigurinë dhe stabilitetin e Serbisë.

Vuçiq ka shprehur shqetësimin e tij mbi kufizimet e Serbisë në ballafaqimin me mbështetjen e jashtme që merr Kosova.

Ai ka thënë se Serbia nuk mund të garojë me fuqitë që mbështesin strukturat ushtarake të Kosovës në aspektin financiar apo të armatimit.

Ai ka shprehur shqetësimin se Kosova po përgatit një forcë të madhe ushtarake, duke i referuar numrit të automjeteve të blinduara dhe numrit të trupave të FSK-së dhe rezervës së saj.

Vuçiqi ka akuzuar Kosovën se kinse ka qëllime të eliminimit të popullsisë serbe. Ai ka theksuar se Kosova ka një nga buxhetet e luftës me rritjen më të madhe në botë, duke iu referuar edhe deklaratës së ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, për armatosjen e forcave të policisë.

Në fund, Vuçiq ka komentuar miratimin nga Departamenti Amerikan i Shtetit të kërkesës së Kosovës për blerjen e 247 raketave “Javelin” për një shumë prej 75 milionë eurosh, duke e cilësuar veprimin e Kosovës si “të paligjshëm, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së”. Miratimi i kësaj kërkese nga ana e Shteteve të Bashkuara shihet si një zhvillim shqetësues nga ana e Serbisë.

Ndryshe, në prill të vitin 2022 në një video të publikuar në Facebook, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kishte bërë një apel drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ish-presidentit malazez, Milo Gjukanoviç.

Vuçiç ka kërkuar nga ata që “të lënë Serbinë rehat”, duke reaguar ndaj kritikave që janë bërë mbi armatosjen e Serbisë nga Kina.

Vuçiq shkon më tej, duke krahasuar liderët e Kosovës dhe Malit të Zi me “hiena dhe miza”.

Presidenti serb kishte akuzuar Kurtin dhe Gjukanoviqin se po e paraqesin Serbinë si një kërcënim për rajonin.

Për të theksuar ndryshimin midis potencialit ushtarak të Serbisë dhe asaj që ata përfaqësojnë, Vuçiç kishte bërë një krahasim të ironizuar, duke thënë se Serbia ka sisteme anti-raketore për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore nga kërcënime serioze, ndërsa nga Kosova dhe Mali i Zi nuk ka nevojë për më shumë se një “spraj mushkonjash”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika