Si ia dorëzoi Serbia Dick Marty-t në Banhof të Zvicrës dosjet kundër UÇK-së?

Dick Marty, ish- senator në Këshillin e Europës





Në stacionin e trenit në Cyrih të Zvicrës, në kthinën e një restoranti, në vitin 2009, Dick Marty kishte pranuar nga përfaqësues të shtetit serb dosjet e para kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishin 1000 faqe, të paketuara në një folder blu, dhe të përgatitura nga Prokuroria Serbe për Krime Lufte, që iu dorëzuan në dorë senatorit zviceran.

Kjo është dëshmia e ish ambasadorit serb në Zvicër, Milan Protic, e rrëfyer në librin e tij “Në vendlindjen e Ëilliam Tell: Rrëfime nga Zvicra”, e cila paraqitet në dokumentarin e titulluar “Dosjet Speciale – Historia e bashkëpunimit të Serbisë me Gjykatën Speciale”, i prodhuar nga Opinion / TV Klan dhe Albanian Post.

Protic, në përshkrimin e pritjes së takimit me senatorin zviceran, kishte përdorur dy metafora të çuditshme dhe domethënëse: Dick Marty-n e përjetonte si aktorin hollywoodian Sean Connery, ndërsa ngjarjen si një skenë filmi spiunazhi të kopjuar dobët.

Ndërkaq, bëhet e ditur se rruga për policet edhe shqiptaret ne fshatin Çabër është e lire nuk është e bllokuar.

“Vendoset një barrikadë në njërën nga rrugët në fshatin Zupç, rrugë që të dërgon për në drejtim të Zubin Potokut.

Dy rrugët për në fshatin Çabër janë të lira, të kalueshme (rruga kryesore për në Bërnjak dhe rruga alternative që fillon nga fshati Gushavc). Po ashtu rruga që Policia e përdor për të patrulluar dhe për të kryer ndërrimin është e lirë. /AlbanianPost/





Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika