Si ka votuar diaspora e Maqedonisë së Veriut? – Këto janë rezultatet zyrtare

Rezultatet e votimit të diasporës në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut treguan epërsinë e qartë të kandidates së OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova, me 369 vota, ndërsa kandidati i BDI-së, Bujar Osmani, ishte në pozitën e dytë me 182 vota. Presidenti aktual, Stevo Pendarovski, fitoi 175 vota nga diaspora

Foto ilustruese - Reuters

Tashmë janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut.

Nëse marrim parasysh vetëm votimin e diasporës, rezultatet tregojnë edhe një epërsi bindëse të kandidates së OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova, me 369 vota, ndërsa kandidati i BDI-së, Bujar Osmani, ishte në pozitën e dytë me 182 vota. Presidenti aktual, Stevo Pendarovski, fitoi 175 vota nga diaspora.

Nga 2.569 votues, 158 votuan për kandidaten e së “Majtës”, Biljana Vankovska Cvetkovska, 66 i dhanë besimin Maksim Dimitrievskit nga Lëvizja ZNAM, 37 votues votuan për Arben Taravarin, dhe i fundit në listë është Stevço Jakimovski nga GROM me 18 vota.

Në listë janë rezultatet preliminare të votimit të diasporës për kandidatët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Siljanovska-Davkova fitoi para kandidatëve të tjerë presidencialë në Vjenë, New York, Sofje, Venecia, Bon, Stokholm, Detroit, Hagë, Çikago, Londër, Lubjanë dhe Pragë.

Osmani fitoi në Berlin, Mynih dhe Toronto. Pendarovski, nga ana tjetër, fitoi në Pekin dhe Uashington.

Ajo që është interesante për votimin në Lubjanë është se “beteja zgjedhore” është zhvilluar në mes të dy kandidateve femra. Këtu Siljanovska Davkova fitoi 52 vota dhe Vankovska 34.

Në ditën e zgjedhjeve, kandidati Stevçe Jakimovski kritikoi votimin në diasporë, pasi, siç theksoi ai, ishte ditë pune dhe qytetarët kishin problem të largoheshin nga puna. / Alsat M

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika