Si mund të kombinohet një jelek triko me veshje?

Jelekët triko janë një nga veshjet e preferuara, që po rikthehen nga moda e atëhershme. Megjithatë ka disa mënyra se si mund të kombinohen këta jelekë me veshjet e tjera

Jelekët triko, Ilustrim

Për të përfituar një larmi veshjesh klasike dhe në modë, mund të përdoren edhe jelekët triko të cilët kanë ekzistuar në vitet e ’90, dhe tashmë po rikthehen totalisht.

Ju mund t’i kombinoni ata në mënyra të ndryshme:

  1. Me xhinse dhe aksesorë
Xhinse dhe aksesorë

Mund të fusni një jelek triko në rripin e belit, zakonisht kjo preferohet në kombinim të ngjyrave. Për një pamje të rikthyer që i çon të gjithë në vitet ’70, ’80 ose ’90, zgjidhni  çdo jelek pulovë me ngjyrë të fortë funksionon një nuancë të ndritshme dhe futeni në xhinse. Koordinoni me ngjyra jelekun tuaj të pulovrës me një rrip të përshtatshëm, më pas plotësoni atë me një çantë me kontrast dhe një palë këpucë. Me këtë  veshje mund të përdorni bizhuteri të thjeshta, si vathë, byzylykë dhe gjerdan elegant.

2. Me këmishë dhe pantolla të gjerë

Këmishë dhe pantolla të gjerë

Për t’u dukur më elegante, për të shkuar në zyre përdoreni jelekun duke e kombinuar me pantolla të gjerë. Preferohet një këmishë e pastër e bardhë ose krem, më pas zgjidhni jelekun tuaj të preferuar. Përfundojeni look-un tuaj me këpucë elegante dhe një çantë në modë ose të thjeshtë.

3. Me fustan, çizme dhe çantë

Me fustan, çizme dhe çantë

Për një dukje ëndërrimtare, vishni një fustan  të bardhë dhe zgjidhni një jelek triko në një nuancë të butë pastel, si blu apo rozë të lehtë. Më pas kombinoni lehtë çizmet dhe çantën. Për një atmosferë tepër vajzërore dhe të lezetshme, provoni një fustan midi me mëngë të gjata dhe një jelek më të madh .

4. Me një bluzë, pantallona të gjera dhe çizme deri në kyçin e këmbës

Me një bluzë, pantallona të gjera dhe çizme deri në kyçin e këmbës

Për të mahnitur tjerët, preferohet jeleku me majë që zakonisht kombinohet me bluzë të bardhë, mëngët e së cilës mund të jenë të fryra apo të ngushta. Më pas kombinohet jeleku, që më mirë në këtë lloj veshje qëndron, i kaltër apo jeshil.

Ndërsa, për një pamje super të freskët dhe të ajrosur, koordinoni çdo jelek triko me ngjyrë të theksuar me një këmishë fustani të bardhë dhe çizme kyçi prej lëkure të lyera të bardha.

5. Me një model termik dhe një fund tartan

Me një model termik dhe një fund tartan

Këmishë me mëngë të gjata, një jelek triko, një fund tartan dhe çizme deri tek gjuri, është kombinimi perfekt për vjeshtë.

Për t’i dhënë veshjes më shumë tonë të bukurisë, provoni vathët, gjerdanët dhe byzylykët prej druri të lyer. Lërini flokët tuaj të lëshuar dhe të pa stiluar për të balancuar modelet argëtuese dhe “të zënë”.

6. Me një bluzë të bardhë, një fund të zi, çorape mbi gju dhe Mary Janes

Me një bluzë të bardhë, një fund të zi, çorape mbi gju dhe Mary Janes

Cool girl, i viteve ’90 po rikthehet. Kombinimi i fundit me çorape, bluzë dhe këpucë si në foto bën që të dukeni më vajzërore.

Për një pamje të ëmbël dhe preppy, provoni një jelek pulovër në një ngjyrë që funksionon më mirë për një uniformë shkolle, si kaltër apo vjollce.  

7. Me xhinse të grisura dhe All Stars

Me xhinse dhe All Star

Xhinset e grisura dhe jeleku me triko, janë dukja më e ndezur. Në këtë rast jeleku me kuadrate apo kutia është kombinim perfekt.

 Sigurohuni që të jetë e koordinuar me ngjyrën me nuancën tuaj të xhinseve.

Ndërsa, All Star janë këpucët të cilat e bëjnë këtë veshje të shkëlqejë.

Pra, ka forma të ndryshme se si jelekët mund të kombinohen me veshje të çfarëdoshme.

 

 

 

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika