Si ndërtohet personaliteti i një personi?

Sipas psikologes Natyra Agani, personaliteti është një konstrukt psikologjik i cili nuk replikohet pasi është unik dhe tiparet e tij e bëjnë secilin person ndryshe nga të tjerët. Po ashtu, përmes personalitetit mund të shpjegohen sjelljet e një personi

Psikologia Natyra Agani, e ftuar në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini,

Krijimi i personalitetit qysh nga lindja është një gjë shumë e rëndësishme për të ardhmen e secilit individ.

Personaliteti është një konstrukt psikologjik i cili nuk replikohet pasi është unik dhe tiparet e tij e bëjnë secilin person ndryshe nga të tjerët.

Psikologia Natyra Agani, e ftuar në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini, deklaroi se ndërtimi i personalitetit të një individi duhet të fillojë që nga lindja.

Ajo shpjegon se personaliteti ka të bëjë me karakteristikat individuale dhe prek mënyrën si njerëzit mendojnë, sillen dhe përjetojnë gjendjen emocionale.

Pra, përmes personalitetit mund të shpjegohen sjelljet e një personi.

Agani thekson se fëmijëria e hershme është esenciale për ndërtimin e personalitetit. E kjo bëhet duke krijuar përvoja të mira për fëminë nga mosha 0 deri në 5 vjeç.

“Krijimi i përvojave të mira, pozitive në fëmijerinë e hershme 0 deri në 5 vjeç është esenciale për ndërtimin e personalitetit. Personaliteti ka një zhvillim dinamik prej moshës 0 deri në 5 vjeç, dhe aty ka mundësi të intervenohet nëse përvojat e hershme nuk janë domosdoshmërisht të mira”, ka thënë Agani.

Një përvojë e mirë në fëmijëri sipas Aganit bën që personaliteti në të ardhmen të jetë më i qëndrueshëm.

E përvojat e këqija duhet të tejkalohen me ato të mira, siç është shembull divorci i cili mund të jetë traumatik për fëmijën, mirëpo prindërit duhet të krijojnë marrëdhënie të mira në mënyrë që të përmirësohet personaliteti i fëmijës së tyre.

Agani nënvizon se prindërit janë model i fëmijës për ndërtimin dhe krijimin e personalitetit në të ardhmen.

Një divorc pa marrëdhënie të mira sipas saj, do të bëjë që fëmiu kur të rritet dhe të krijojë lidhjet e tij, të ketë dilema pasi do të frikësohet nga braktisja.

Andaj ëshë e rëndësishme që prindërit t’u japin më shumë liri fëmijëve, jo në sensin e asaj të bëjë çfarë të dojë, mirëpo të zgjedhë lodrat, lojërat dhe ushqimet e preferuara.

Një përvojë e tillë e mirë sipas Aganit do të bëjë që në të ardhmen ai fëmijë të përballet më lehtë me sfidat si sëmundjet, humbjet në familje e vështirësi të tjera.

Psikologia thekson se shumë prindër janë të ndrojtur kur është fjala tek fëmijët e tyre, dhe nuk i mundësojnë eksplorimin, andaj është e rëndësishme që një fëmijë të jetë i pavarur në aspektin emocional.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika