Si nisi edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova 2 dhe cilët janë banorët më të pëlqyer nga publiku?

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova 2 nisi me plot vrull, konkurrentë të profileve të ndryshme si dhe me përplot rrëfime.

Sikurse edhe herën e kaluar, edhe në këtë vazhdim kanë qenë disa banorë që kanë marrë vëmendje të madhe që nga fillimi.

Edona James, Gani Gërmia e Shqipe Hysenaj, janë në mesin e konkurrentëve që menjëherë janë kyçur nëpër debate kanë bërë shaka si dhe kanë krijuar një mendim pozitiv te publiku.

Të ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull” për të diskutuar detajet më të ndryshme nga nata e mbrëmshme, janë: producenti Halil Halili, gazetarja Egzona Shigjeqi dhe gazetari Liridon Spahiu.

Sipas producentit Halil Halili, dy personazhet që do të jenë nga fillimi deri në përfundim janë Gani Gërmia dhe Edona James.

“Kush e merr hazin prej fillimit deri në fund do të vazhdojë. Edona James dhe Gani Gërmia. Edona James nëse vazhdon njëjtë. Është me ia jep dorën për çka përfaqëson dhe deri ku ka mbërri me ndërru mendimin njerëzve”, ka shtuar Halilaj.

Sipas Halilaj, “shokante” nga rezultati i  sondazhii i bërë në rrjetin social në “facebook”, ku Edona James ka rritur simpatinë apo pranueshmërinë e komunitetit të saj.

Producenti Halil Halilaj

Ndërsa, gazetari Don Spahiu ka theksuar se i vetmi personazh që deri më tani është Blero, që është treguar “i rëndë” apo “i bajatshëm”.

“Blero nuk e ka nisur lojën si protagonist që prej ditës së parë, por kemi pare që Gani Gërmia dhe Edona James e kanë nisur. Por edhe banoret si Shqipja, Santiana, Alba, Vesa e kanë marrë një fare vëmendje të vet”, ka theksuar Don Spahiu.

Këtë mendim e ka mbështetur edhe gazetarja, Egzona Shigjeqi, e cila ka thënë se Blero nuk po është protagonist as me “muzikë” e as me “paraqitje”. Bagazhi i tij artistik si këngëtar, është si më “i ndenjë” por që nuk e ka “shpalosur” totalisht.

Tutje, gazetarja Shigjeqi ka theksuar se Rasti “Edona James” nuk është risi për publikun Kosovar dhe nuk është temë që duhet diskutuar për të por ajo është duke u pëlqyer nga mënyra se si sillet ajo me banorët e tjerë me qeltërsi, me sinqeritetin dhe energjinë pozitive që po e përcjellë tek publiku.

Ndërsa, se a po e kopjon Gani Gërmia-Luiz Ejllin e Big Brother VIP Albania, gazetarët e mohuan duke thënë Gania është origjinal dhe që nuk përmbahet dot.

“Ai është origjinal, është protagonist në çdo tavolinë”, dhe “ka çka me dhanë”, ka thënë Don Spahiu.

Por se kush po dëshiron me kon “dominant” dhe po e kopjon njëfarë mënyre, është konkurenti Meti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika