Një 11-vjeçare ka vdekur si pasojë e flakëve nga një zjarr që ka përfshirë një banesë në qytetin e Gjakovës.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur se lajmi për zjarrin është pranuar në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, në 01:40.
“Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjetur trupi i viktimës femër/kosovare lindur më 2011, për të cilën ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj”, ka thënë Elezaj për KP.
Tutje, ai ka thënë se me njoftimin e Prokurorit të Shtetit, rasti është inciniuar si “Hetim i vdekjes” dhe “Zjarrvënie”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrëfikësit të cilët së bashku me policinë, kanë bërë evakuimin e banorëve të bllokut banesor.