Si pasojë e pëlcitjes së gypit të ujit, pa ujë të pijshëm mbesin këto zona të Prishtinës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar se nga pëlcitja e gypit të ujit, gjatë ditës së sotme zonat që do të mbesin pa ujë të pijshëm janë fshati Hajvali, Çagllavica, Veterniku ( pjesa kah " Gorenje"), lagjja "Qëndresa" dhe lagjja " Qershia"

Ilustrim

Të mërkurën e 3 gushtit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se para pak çastesh ka pëlcitur gypi i ujit me diametër fi 200 mm në fshatin Hajvali.

“Pa ujë të pijshëm mbesin këto zona: fshati Hajvali, Çagllavica, Veterniku ( pjesa kah ” Gorenje”), lagjja “Qëndresa” dhe lagjja ” Qershia”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina” në Facebook.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e defektit në gyp.

“Po besojmë në sanim sa më të shpejtë!”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka rekomanduar që kur rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm, krojet t’i lënë hapur për pak minuta deri në kthjellim.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika