Veriu i Kosovës vazhdimisht mbetën nën llupën e të gjitha institucioneve për shkak të mundësisë së “shpërtimit” të tij.
Këtë e tha hic më pak se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke përcjellur informatat e Agjencisë Kosovare për Intelegjencë.
Ngjarja më e rëndë që e goditi veriun, respektivisht Varagën e Zubin Potokut ishte sulmi mbi kanalin e Ibër Lepencit.
Ai që udhëheq policinë në zonën e veriut të Kosovës, Veton Elshani po thotë se viti i ardhëm i pret me sfida ndonëse është i sigurt në kapacitetin e Policisë së Kosovës.
“Deri sa grupi i personave që kanë ikë nga Banjska janë në liri, për neve situata vazhdon të jetë delikate për shkak se ata njerëz janë akoma në lëvizje. Nuk mund të përjashtojmë asnjë ngjarje po ashtu nuk mund të përjashtojmë është reagimi jonë i menjëhershëm dhe atypëratyshëm”, ka thënë Veton Elshani – Zv.Drejtor i Policisë në Veri.
Në ndëkohë, në veri shihet mundësia që tensionimi të vazhdoj.
“Situata matanë lumit Ibër gjithmonë në aspektin e sigurisë ka qenë në stadin e portokalltë që d.m.th. e brishtë, me mundësi tensionimi, me mundësi eskalimi por planet operative të Policisë janë në preventiven më të madhe që mund ta bëjë një shtet po ashtu edhe agjencionet e sigurisë janë në gatishmërinë më të madhe që e don një shtet”, ka thënë Arben Dashevci – Njohës i Sigurisë.
Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit me rreth 20 kg eksploziv sipas krerëve të shtetit ka ardhur nga dirigjimet e Beogradit zyrtar.