Apple ka ndarë një raport që iu ofron lexuesve mënyrat se si produktet e Apple, po i ndihmojnë njerëzit që të jenë sa më afër shëndetit të tyre. Kjo përmes aplikacioneve në celularët dhe në orët e tyre, ku të gjithë mund të veprojnë si inteligjentë për shëndetin dhe sigurinë e tyre.
Përdoruesit, zhvilluesit, institucionet mjekësore dhe organizatat shëndetësore në mbarë botën po përdorin pajisjet, veçoritë dhe API-të e Apple për të thyer barrierat midis njerëzve dhe informacionit të tyre shëndetësor, të gjitha duke pasur parasysh privatësinë.
Sa i përket përpjekjeve të Apple për të avancuar shëndetin, ka dy kaetegori që janë të detajuara në dy seksione. Seksioni i parë e përshkruan fokusin e Apple në veçoritë e shëndetit dhe fitnesit personal në Apple Watch dhe iPhone, veçori këto që ofrojnë njohuri të cilat bazohen në shkencë si dhe ndigmojnë që secili përdorues që bart një Apple Watch ose iPhone të jetë i informuar për shëndetin personal.
Ndërsa, seksioni i dytë ndan punën mes Apple dhe komunitetit mjekësor për të mbështetur kërkimin dhe kujdesin, këto dy seksionë përfshijnë shumë shembuj të zhvilluesve të palëve të treta pra të institucioneve shëndetësore dhe organizatave që inovojnë teknologjinë Apple.
“Ne besojmë me pasion se teknologjia mund të luajë një rol në përmirësimin e rezultateve shëndetësore dhe inkurajimin e njerëzve për të jetuar një ditë më të shëndetshme, dhe ne jemi të ngazëllyer për shumë mënyra se si përdoruesit po përfitojnë nga veçoritë tona të shëndetit dhe fitnesit, dhe nga mënyrat se si zhvilluesit e palëve të treta pra, institucionet dhe organizatat po përdorin teknologjinë e Apple për të avancuar shëndetin dhe shkencën”, ka thënë Jeff Williams, shefi operativ i Apple.
Sipas Williams, vizioni i tyre për të ardhmen është që të vazhdojnë të krijojnë teknologji e cila bazohet në shkencë dhe i pajisë njerëzit më shumë me informacione rreth tyre si dhe kjo teknologji vepron si një kujdestar inteligjent për shëndetin e tyre.
Fuqizimi i shëndetit përmes aplikacionit “Health”
Aplikacioni Health është lansuar në vitin 2014-të ndërsa ora Apple Watch në vitin 2015-të, ku Apple ka prezantuar shumë karakteristika inovative për shëndetin dhe fitnesin, e që për qëllim kanë pasur që përdoruesit ta kenë më të lehtë për ta kuptuar jetën e shëndetshme “përmes teknologjisë”.
Në raportin e Apple janë katër shtylla të veçorive të shëndetit dhe fitnesit.
- Duke i’u dhënë përdoruesëve një vend që t’i ruajnë të dhënat shëndetësore në aplikacionin Health
- Duke ofruar mundësinë që Apple Watch të veprojë si një kujdestar inteligjent i shëndetit
- Ndihma për përmirësimin e shëndetit dhe aftësisë së përditshme për rezultate më të mira shëndetësore
- Nxitja e aplikacioneve të shëndetit dhe fitnesit mes palëve të treta
Me lansimin e iOS 16 dhe watchOS 9 këtë vjeshtë, Apple Watch dhe iPhone do të ofrojnë veçori që fokusohen në 17 fusha të shëndetit dhe fitnesit, nga shëndeti i zemrës dhe gjumi te lëvizshmëria dhe shëndeti i grave, e më shumë.
Përdoruesit tani mund të ruajnë mbi 150 lloje të ndryshme të të dhënave shëndetësore nga Apple Watch dhe iPhone.
Sipas Apple risitë më të forta shëndetësore janë të mundshme vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me komunitetin mjekësor dhe në këtë raport përshkruhen katër kategori të këtij bashkëpunimi:
- Ndërtimi i mjeteve për t’i mundësuar studiuesve të bëjnë zbulime të reja shkencore,
- Ndihma në forcimin e marrëdhënies mjek-pacient me të dhëna domethënëse,
- Bashkëpunimi me organizatat shëndetësore për të promovuar stile jetese të shëndetshme në shkallë të gjerë, dhe
- Mbështetja e shëndetit publik dhe iniciativave të qeverisë.
Shënimet shëndetësore në iPhone në aplikacionin “Health” pra shëndeti, së bashku me aplikacionet dhe pajisjet e zhvilluara nga palët e treta duke përdorur mjetet e zhvilluesëve të Apple, ndihmojnë në forcimin e marrëdhënieve mjek-pacient me të dhëna domethënëse.
Shënimet Shëndetësore tani janë të disponueshme për pacientët në mbi 800 institucione dhe në mbi 12 mijë vendndodhje, duke e bërë të lehtë për pacientët që të shohin të dhënat e tyre mjekësore të disponueshme nga ofruesit e shumtë në aplikacionin Health sa herë që ata zgjedhin.
Organizatat dhe kompanitë shëndetësore në mbarë botën duke përfshirë Paceline në SHBA; Shpërblimet Vitality Active në SHBA, MB, Afrikën e Jugut dhe Australinë si dhedhe LumiHealth në Singapor kanë bashkëpunuar me Apple për të integruar Apple Watch në programet e tyre të mirëqenies.
Aktualisht ekzistojnë 55 programe që funksionojnë në 17 vende me mbi një milion përdorues që marrin pjesë në një program nxitës duke shfrytëzuar Apple Watch. Këto programe kanë qenë të suksesshme në rritjen e niveleve të aktivitetit fizik të pjesëmarrësve dhe marrjen e sjelljeve shëndetësore, të tilla si synimi për modele më të rregullta të gjumit, fokusimi në ndërgjegjësimin dhe shkëmbimi i opsioneve ushqimore më të shëndetshme.