Si po konsiderohet anulimi i mbledhjes së përbashkët Kosovë – Shqipëri?

“Raportet mes shteteve nuk janë prishur, por raportet mes qeverive janë tensionuar”.

Kështu ka deklaruar Dibran Istrefi nga RTV Dukagjini, në lidhje me atë se a janë prishur raportet Kosovë – Shqipëri pasi mbledhja e përbashkët qeveritare e paraparë të mbahej sot u anulua.

Në emisionin “Rreth e Rrotull”, Istrefi ka thënë se nuk mund të thuhet që raportet në mes të dy shteteve janë prishur, pasi ato janë të thella dhe historike, por mund të thuhet se janë tensionuar raportet në mes të qeverive, që sipas tij ka ndodhur edhe në të kaluarën.

“Raportet janë më të thella, historike, qeveria nuk është gjithmonë shteti, shteti është më shumë se një qeveri, pra po flas për qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, raportet mes shteteve nuk janë prishur, por raportet mes qeverive janë tensionuar. Gjithmonë ka pasur polemika në mes të dy liderëve, Kurti dhe Rama, janë të dy liderë të fuqishëm”, ka thënë Istrefi.

Sipas tij, anulimi i kësaj mbledhjeje ka qenë një lloj agravimi, pasi edhe kryeministri Rama sipas tij kohëve të fundit është kyçur më shumë në temën e dialogut.

“Nuk do të thotë që raportet do të tensionohen në këtë masë deri ku janë tensionuar, ka nisur para Kurtit e shumë më herët, kjo e fundit ka qenë njëfarë agravimi për faktin se Rama u kyc më shumë në temën e dialogut”, ka vijuar Istrefi.

Ndërsa, Alba Alishani, drejtuese e emisionit “Debat” në A2 CNN, ka thënë se edhe për Shqipërinë ka qenë surprizuese dhe e paparashikueshme anulimi i kësaj mbledhjeje qeveritare.

Sipas saj, ndonëse kryeministri Rama nuk preferoi të jepte termin “anulim” për këtë mbledhje, ashtu u nënkuptua.

“Ishte jashtë planit dhe jashtë agjendës së tij të ditës konferenca e jashtëzakonshme e Ramës. Një zhurmë të jashtëzakonshme e bëri simbolika e anulimit. Ai nuk e quajti anulim, tha se e kërkoi një formulë më të afërt, kishte kërkuar nga Kurti një rishikim të formulës të takimit për të diskutuar për klimën aktuale, nuk preferoi të jepte termin “anulim”. Ai shpresonte në një reflektim të kryeministrit Kurti”, ka thënë Lishani.

Sipas saj, përgjegjësi për raportet kanë të dyja palët.

“Mund të them se përgjegjësi kanë të dyja palët. Faje dhe akuza kanë të dyja palët”, ka thënë Alshani.

Ndryshe, të martën, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të ndryshohet formati i mbledhjes së dy qeverive që është paraparë të mbahet në Gjakovë të mërkurën, por ai nuk ka pranuar.

“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me bashkësinë euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar, pasi kam folur pasdite me kryediplomatin Josep Borrell i kam kërkuar Kurtit të takohemi në Gjakovë në një format më të ngushtë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të diskutuar për këtë situatë”, ka thënë Rama.

Ndërsa më herët, Qeveria e Kosovës kishte publikuar agjendën e mbledhjes së përbashkët të Qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që parashihej të mbahej nesër.

Në këtë mbledhje ishte planifikuar edhe takimi i kryetarëve të komunave të zonave kufitare në të dyja vendet, ku pritej të diskutoheshin që sfidat të kthehen në mundësi dhe në përfitim për qytetarët.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika