Si ra në kurth e si u torturua pastaj nga shqiptarët e UDB-së? – Tregon Baraliu

Në intervistën e tij për "Debat Plus," Baraliu rrëfeu momentet e arrestimit dhe torturat që pësoi gjatë marrjes në pyetje në Prishtinë

Besim Baraliu, ish aktivist politik

Ishte viti 1985 kur ish-aktivisti politik, Besim Baraliu, do të arrestohej për herë të tretë nga regjimi jugosllav.

Në një intervistë për “Debat Plus,” Baraliu rrëfeu momentin e arrestimit të tij dhe mënyrën se si ra në një kurth të organizuar nga një shqiptar i quajtur Sahit Zogaj.

“Ma dërguan thirrjen për ushtri në 1985, krejt shokët erdhën, ende tallen na ke borxh paret që kanë pru për ushtri si dhurata. Unë shkova në Suharekë, kisha me i marrë biletat për tren. Kur shkova aty një i sigurimit një Sahit Zogaj, i UDB-ës, kishte nam të keq. Edhe një Ilaz s’më kujtohet mbiemri i tij. Na thanë hajde se ka votime dhe ju si rekrut të rinj jepne votën në një sallë të madhe të policisë e hangra foren. Thirrën me emra, kur erdh emri im, erdhën ata dy më thanë hajde me ne. Më burgosën në Suharekë në Stacion të Policisë. Pastaj më dërguan në Prishtinë, e në Prishtinë tjetër muhabet ishte”, tha ai.

Pas arrestimit, Baraliu u dërgua në Prishtinë, ku u mor në pyetje nga Avni Sadriu dhe Rifat Berisha, dy pjesëtarë të UDB-së, të cilët përdorën dhunë gjatë marrjes në pyetje

“Në Prishtinë u mora në pyetje nga Avni Sadriu dhe Rifat Berisha. Të dy UDB-ash… Ka pasur aty që me gjithë zemër të godisnin me i hy në qef shefave… Avni Sadriu dhe Rifat Berisha, Avniun e kam pas më shumë. Ka pasur edhe tjerë me i ndihmu… Këta torturojshin bashkë si përqefi”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika