Si raportuan mediat izraelite për fishkëllimat e tifozëve kosovar kundër kombëtares izraelite gjatë intonimit të himnit

Para fillimit të ndeshjes në stadiumin "Fadil Vokrri", u dëgjuan himnet e Kosovës dhe Izraelit siç është praktikë e zakonshme. Megjithatë, kur himni i Izraelit po intonohej, tifozët e Kosovës brohoritën një veprim i cili u kritikua nga disa figura publike

Kombetaret e Kosoves dhe Izraelit. Foto: REL

Si rëndom, para nisjes së ndeshjes futbollistike u dëgjuan himnet e dy shteteve, Kosovës dhe Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Por, tifozët e Kosovës brohoritën teksa në prapavijë dëgjohej himni i Izraelit, veprim ky që u kritikua nga figura të ndryshme publike.

Për këtë moment ka raportuar e përditshmja “The Times of Israel”, duke vënë në pah faktin se derisa zyrtarët e skuadrës përqafoheshin dhe derdhnin lot për 239 pengjet që po mbahen në Gaza nga organizata Hamas, tifozët kosovarë “mbuluan” ngjarjen me brohoritje.

“The Times of Israel” rikujton se teksa ekzekutohet himni kombëtar Hatikva, anëtarët e ekipit i bëjnë homazhe të paktën 239 pengjeve të mbajtura nga terroristët në Gaza pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit, duke e bërë simbolin e gjysmë zemres për të treguar se zemra nuk është e plotë pa kthimin e tyre.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika