Si shkak i vërshimeve, ndërpritet mësimi në 56 shkolla në Shqipëri

FOTO: Top-channel

Ministrja e Arsimit dhe Sportit në Shqipëri, Evis Kushi, ka bërë të ditur se për shkak të situatës së rënduar të reshjeve në disa zona të vendit, mësimi është ndërprerë në 56 shkolla.

Kushi ka thënë se këtë vendim e ka marrë për sigurinë e nxënësve deri në përmirësimin e situatës.

“Ndërkohë, të gjitha strukturat tona janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për t’i marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi. Mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP”, ka shkruar Kushi në Facebook.

Ndryshe, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, është rapotuar për përmbytje në disa qytete të Shqipërisë.

Siç raporton Top-Channel, lumi Vjosë gjatë mbrëmjes të së mërkurës, ka dalë nga shtrati.

Aktualisht, pa energji elektrike janë fshatrat Orikum, Dukat, Llogora, Radhime, Kallarat, Bolene, Vranisht, Mesaplik, Terbac, Brataj, Velcë, Bashaj, Sevaster, Gorisht, Dushkarak dhe Mazhar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika