Kur duam të aplikojmë në një vend pune, hapi i parë që bëjmë është dergimi i CV-së përmes së cilës punëdhënësi merrë një pasqyrë bazë të të dhënave dhe pervojës tonë.
Por jo vetëm kaq, një CV e mirë është edhe një test për të kaluar në fazën tjetër të punësimit që është intervista. Prandaj është e rëndësishme që ajo të bie në sy.
E si duhet të duket një CV që lë përshtypje, ka treguar eksperti i burimeve njerëzore, Gent Shala, në emisionin “Shpirti i Vikendit” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini.
Sipas tij, çelësi i një CV-je të mirë është struktura e saj, që duhet të jetë sa më e qartë.
“CV-së i jepet një shikim i shpejt, prandaj duhet që ajo të mos jetë e ngarkuar më shumë informacione, por të ketë strukturë të qartë. Po ashtu kur përshkruhet ekperienca, duhet të fokusoheni më shumë tek puna juaj ne vitet e fundit. Po aq e rëndësishme është që t’i cekni edhe përgjegjsit që keni në punën aktuale dhe arritjet më të mëdha gjatë përvojës tuaj”, ka thënë Shala.
Ndërsa, kur ju përzgjedheni për intervistë pune, para se të shkoni, sigurohuni që jeni mjaftueshëm të informuar për kompaninë në të cilën keni aplikuar për punë.
“Një gabim tjetër që bëhet mjaft shpesh në intervista të punës, është se kandidatët fokusohen mjaft shumë në kushtet e punës që ofron kompania dhe kanë shumë pak informacione, apo nuk ja kanë idenë se çfarë ajo kompani bënë dhe se çfarë ata mund të ofrojnë për ngritur kompaninë përkatëse ku ata kanë aplikuar”, ka shtuar eksperti i burimeve njerëzore.
Shala shton se për të filluar dhe zhvilluar një karrierë të sukseshme, fillimisht duhet të fokusoheni të zhvillimi personal dhe jo te paga që merrë në fund të muajit.
“Nese je i moshës nga 18-30 vjet, gjeje një punë që të zhvillon dhe aftëson, dhe me kalimin e kohës vjen edhe rritja e rrogës. Fokusi në këtë moshë duhet të jetë një punë që të zhvillon dhe jo një punë që të paguan dhe nuk të zhvillon profesionalisht. Po ashtu për ta motivuar dhe zhvilluar vetën profesionalisht, sigurohuni se jeni duke e bërë punën që doni”, ka theksuar Gent Shala.
Emisioni “Shpirti i Vikendit” me Xheneta Asllani transmetohet çdo vikend, gjatë të shtunave dhe të dieleve në valët e Radio Dukagjinit.