Si të forcojmë imunitetin?

Si të forcojmë imunitetin?

Teksa po afrohet edhe stina e nxehtë, ka shumë rëndësi që ta forcojmë imunitetin tonë.

Fatmirësisht janë disa fruta që na ndihmojnë shumë në këtë drejtim.

Nëse i bëni pjesë të dietës tuaj të përditshme frutat që po i përmendim më poshtë imuniteti juaj do të forcohet.

Shegë

Konsiderohet super frut, e njohur për vetitë e saj anti-oksidante.

Shega (si të gjitha frutat me ngjyrë të kuqe) është veçanërisht e pasur me anthocyanins që luftojnë radikalet e lira.

Përgjegjëse për plakjen dhe sëmundje të tilla si kanceri. Është gjithashtu shumë e pasur me vitaminë C dhe minerale të tilla, si: kalium, hekur, kalcium dhe magnez.

Portokall

Një minierë e vërtetë e vitaminës C. Portokallet forcojnë sistemin imunitar dhe na mbrojnë nga veprimi i viruseve dhe baktereve.

Por përveç kësaj, ato janë të pasura me antioksidantë që pengojnë radikalet e lira dhe substancat që bllokojnë toksinat e prodhuara nga ushqimi i papërshtatshëm.

Kivi

Burimi i fibrave dhe vitaminave C dhe K, që ndihmojnë në koagulimin. Kivi është gjithashtu një minierë kaliumi që kontribuon në shëndetin e zemrës dhe po kështu që nxit thithjen e hekurit dhe bakrit.

Mandarina

Përveç të qenit shumë ta pasura me vitaminë C, mandarina dallohet si një një burim i çmuar i mineraleve, të tilla si kaliumi.

Është ndër frutat më të përshtatshëm për t’u çlodhur sepse është e pasur me barominë (një substancë që promovon gjumin).

Gjithashtu ndihmon rregullsinë e zorrëve sepse janë të pasura me fibra.

Dardha

Të pasura me polifenole që parandalojnë veprimin shkatërrues të radikaleve të lira, dardhat gjithashtu përmbajnë një sasi të lartë të kaliumit.

Ato ndihmojnë në mbajtjen e presionit arterial dhe fibrave nën kontroll, po kështu rrisin ndjesinë e ngopjes dhe ndihmojnë në mirëfunksionimin e zorrëve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika