Dëshironi të gatuani diçka të shëndetshme por nuk dini se çfarë të gatuani?
Kjo është një recetë super të shëndetshme të cilën mund ta përgatisni fare thjesht edhe në shtëpitë tuaja.
Jemi të sigurt që kjo rizoto me perime do t’i shpërblejë pritshmëritë tuaja.
Përbërësit që iu nevojiten: 2 lugë vaj ulliri, 3 kunguj të mesëm të mesëm, të copëtuar, 250g domate qershi, 1 qepë e vogël e copëtuar imët, 1 thelb hudhër, i grimcuar, 2 gota oriz, 1/3 filxhan lëng limoni, 1/3 copë borzilok, 1/4 filxhan djathë kaçkavall i imët.
Përgatitja e rizotos me perime
Hidhni dy gota me ujë në një enë, për ta zier në nxehtësi të lartë, e më pas ulni gradualisht nxehtësinë.
Ndërkohë, ngrohni gjysmën e vajit në një tigan të madh në nxehtësi mesatare. Shtoni kungullin e njomë dhe domatet.
Fërgojini për 2-3 minuta dhe lërini mënjanë në një tas. Nxehni pjesën e mbetur të vajit, shtoni qepët dhe hudhrat sa të marrin ngjyrë të artë. Shtoni orizin, gatuajini bashkë derisa të zbuten pastaj hidhni lëngun e limonit. Shtoni kungujt me domatet.
Lërini të ziejnë derisa ato të jenë gati.
Më pas hiqeni nga nxehtësia. Shtoni sipër borzilokun dhe djathin dhe ushqimi është gati për tu shërbyer.