Brenda këtij artikulli mund të kuptoni se si të transferoni ose kopjoni muzikë nga një CD në një USB flash drive duke përdorur kompjuterin tuaj.
Hapi i parë është, Përdorimi i një PC me Windows, duke e futur CD-në në kompjuterin tuaj. CD-në mund ta fusni duke e prekur një buton në njërën anë që të hapet disku. Nëse nuk keni një disk në kompjuterin tuaj, duhet të blini një disk të jashtëm.
Hapi i dytë është, Hapja e Windows Media Player, kjo hapet në ikonën Windows, duke e shtypur butonin “Windows Media Player”, apo mund të përdorni iTunes në vend të kësaj.
Hapi i tretë është, duke shtypur butonin Rip settings dhe duke zgjedhur aty More options (më shumë opsione), që këto opsione mund t’i gjeni në këndin e sipërm djathtas.
Hapi i katërt është, Specifikimi i një dosje për të ruajtur muzikën, që kur klikoni Rip Music atëherë duhet të shtypni opsionin Change (ndrysho), dhe më pas zgjidhni një vendndodhje në kompjuterin tuaj.
Hapi i pestë është, Ndryshimi i formatit. Në skedën “Rip Music”, hyni te “Format”, klikoni në drop-down. Këtu mund të zgjini MP3, që përdoret për të siguruar përputhshmërinë më të mirë mes luajtësve të muzikës.
Hapi i gjashtë është klikimi i butonit OK, që ruan cilësimet në mënyrë të mirë.
Hapi i shtatë është, Klikimi i “Rip CD”, që ndodhet në këndin e sipërm djathtas. Kësisoj pasi të keni klikuat këtë opsion muzika do të ruhet automatikisht në dosjen tuaj të specifikuar.
Hapi i tetë me radhë është Futja e diskut USB në kompjuterin tuaj, që futet në portën e posaçme e cila është e krijuar për USB.
Hapi tjetër me radhë, pra hapi i nëntë është Hapja e File Explorer. Për të hapur File Explorer duhet të mbani Win +E ose mund ta kërkoni në desktop në shitirin e detyrave.
Hapi i dhjetë me rradhë, është Klikimi i dosjes që keni zgjedhur për të ruajtur muzikën e grisur. Përdorni shiritin e kërkimit në krye për të gjetur dosjen nëse nuk e mbani mend se ku ndodhet.
Pastaj, duhet të Zgjidhni muzikën që dëshironi të kopjoni. Ju duhet të mbani të shtypur Ctrl në tastierën e kompjuterit dhe të selektoni çdo skedar apo dosje që dëshironi ta bartni.
Hapi i 12-të me rradhë është mbajtja e tastit Ctrl+C, duke zgjidhur kështu Kopjo. Më pas nëse dëshironi të zhvendosni muzikën në USB duhet të mbani tastin Ctrl+X .
Pasi të keni kryer këto veprime, hapi numër trembëdhjetë është Klikimi në dosjen e diskut USB në panelin e majtë, dhe e klikoni aty ikonen USB Drive.
Hapi i fundit është shtypja e tastit Ctrl+V, që i bart skedarët në dosjen e diskut USB. Një bartje e tillë bëhet duke klikuar në dritare dhe zgjidhur Paste.
Nëse doni të vendosni muzikën në një dosje të caktuar, hapni fillimisht dosjen duke klikuar dy herë mbi të dhe më pas ngjitni skedarët.