Si të përfitoni financiarisht nga YouTube?

YouTube lejon përfitime financiare për të gjithë ata që lejojnë shfaqjen e reklamave në videot e tyre ku zakonisht ato përbëjnë një pjesë të madhe të të ardhurave

YouTube

Tejkalimi i shifrës së 1 milion abonentëve në YouTube në terma praktike, shpesh nënkupton që një krijues mund të fitojë “paratë për jetesë” nga kjo platformë.

Krijuesit e YouTube fitojnë para në disa mënyra, por paratë nga reklamat që shfaqen në videot e tyre zakonisht përbëjnë një pjesë të madhe të të ardhurave.

Andrei Jikh, një YouTuber financash me 1.7 milionë abonentë, ka fituar 1.6 milionë dollarë të ardhura nga reklamat në më pak se tre vjet.

Një tjetër YouTuber, krijuesja e stilit të jetesës, Tiffany Ma, fiton deri në 11,500 dollarë në muaj nga reklamat në videot e saj.

Për të fituar para direkt nga YouTube, krijuesit duhet të kenë të paktën 1000 abonentë dhe 4000 orë shikimi gjatë vitit të fundit.

Ilustrimqq

Pasi ta arrijnë këtë hap, ata mund të aplikojnë për Programin e Partnerëve të YouTube, i cili i lejon ata të fillojnë të fitojnë para nga kanalet e tyre përmes reklamave, abonimeve dhe anëtarësimeve në kanal.

Për çdo 1000 shikime reklamash, reklamuesit paguajnë një tarifë të caktuar në YouTube. YouTube merr 45% të të ardhurave, dhe krijuesi merr pjesën tjetër.

“Të ardhurat nga reklamat për kriptovaluta janë shumë më të larta se çdo gjë tjetër që lidhet me financat, si kartat e kreditit apo bankat”, ka thënë Jikh për Insider.

Ndërsa përmbajtja e stilit të jetesës së Ma sjell më pak para, ajo ka përsosur një strategji për të maksimizuar këtë, përcjell Telegrafi.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika