Kur blini një smartphone, së pari zgjidhni një sistem operativ dhe më pas jepni përparësi veçorive tuaja dhe konsideratave të çmimit për të gjetur modelin e duhur.
Gjërat që duhet të dini
-Nëse jeni duke kërkuar për një telefon elegant, të lehtë për t’u përdorur dhe nuk jeni të shqetësuar për çmimin, zgjidhni një iPhone.
-Nëse po kërkoni një pajisje buxhetore që të kurseni të holla atëherë, një Android është për ju.
1.Mësoni disa ndryshime themelore midis sistemeve operative.
iPhone (iOS) njihet për lehtësinë e përdorimit, sigurinë dhe integrimin e pastër edhe në produktet e tjera të Apple.
Android lidhet me integrimin e shërbimeve të Google, aftësinë e tij për t’u personalizuar dhe zakonisht kostos më të ulët.
Nëse mundeni, provoni pajisjet në një dyqan. Kjo do t’ju japë mundësinë që të shihni më mirë telefonat dhe të shikoni secilin sistem operativ.
Përcaktoni gamën tuaj të çmimeve. Telefonat me sistem operativ iOS (iPhone) zakonisht janë më të shtrenjtë se kundërshtarët e tyre Android. Ndërmjet prodhuesve të telefonave, Apple dhe Samsung janë zakonisht ndër më të shtrenjtët (me modele që variojnë nga 400 deri 700 dollarë me pakicë), ndërsa HTC, LG dhe Motorola priren të prodhojnë opsione me kosto më të ulët (disa telefona inteligjentë të nivelit të ulët mund të blihen për më pak se 100 dollarë).
Telefonat subvencionohen kur blihen së bashku me një kontratë operatori telefonik ose ndonjëherë edhe “falas” pas nënshkrimit. Kjo zakonisht ju detyron për një plan faturimi 2-vjeçar për operatorin dhe përfshin gjoba për anulimin e hershëm.
Merrni parasysh pajisjet dhe softuerin që zotëroni. Nëse posedoni një tablet ose kompjuter, do të keni nivelin më të mirë të integrimit me shërbimet dhe softuerin e tij duke marrë një telefon me mbështetje të përshtatshme me të (për shembull, kompjuterët dhe iPad-ët Apple shpesh janë të ndërthurur me aplikacionet e iPhone). Megjithatë, vini re se çdo telefon mund të lidhet dhe të funksionojë me pothuajse çdo sistem operativ kompjuteri.
Përcaktoni cilat veçori përshtaten me nevojat tuaja. Çdo sistem operativ ka disa veçori të veçanta, ndërsa veçoritë bazë si emaili, shfletimi në ueb dhe hartat do të jenë në dispozicion në të gjitha sistemet.
-iOS/iPhone ka veçori ekskluzive si Siri, skanim i gjurmëve të gishtërinjve, bisedë në FaceTime dhe mbështetje në iCloud.
-Android ka Google Now dhe shumica e telefonave Android sot kanë gjithashtu sensorë të gjurmëve të gishtërinjve, hapësirë ruajtëse në ‘cloud’ kompjuterike për fotografitë dhe mbështesin përdorimin e Google Drive për dokumente dhe ruajtjen e tyre.
Vendosni se sa i ri dëshironi të jetë telefoni juaj. Telefonat më të rinj janë zakonisht më të shpejtë dhe më të fuqishëm se versionet e tyre të vjetra, por do vijnë me një kosto më të lartë. Në veçanti, telefonat e modeleve të vjetra do ta kenë më të vështirë përdorimin e aplikacioneve moderne.
-Për ata që janë të kujdesshëm për buxhetin, një kompromis i mirë është të presësh që një model i ri i smartphone-it të dëshiruar të lansohet në treg dhe më pas të përfitosh nga rënia e çmimit të modeleve të tjera. Kur del në treg një model i ri telefoni, interesi për modelet më të vjetra do të ulet menjëherë dhe çmimi shpesh do të ndryshojë për ta pasqyruar këtë.
Kontrolloni hapësirën e ruajtjes. Hapësira ruajtëse e një telefoni (zakonisht e listuar në gigabajt ose GB) është një masë se sa dosje (foto, video, aplikacione) mund të ruajë në çdo kohë. Hapësira e ruajtjes ndikon fuqimisht në çmimin e telefonit inteligjent, kështu që merrni parasysh sa ka të ngjarë të keni nevojë përpara se të vendosni për një model telefoni.
Merrni parasysh cilësinë e kamerës. Edhe pse telefonat inteligjentë janë të njohur për nxjerrjen e fotografive me cilësi të lartë në përgjithësi, cilësia aktuale e figurës do të ndryshojë shumë midis markave dhe modeleve. Mënyra më e mirë për të matur cilësinë e kamerës në një telefon është të kërkoni për foto mostra në internet të marra me atë model smartphone ose të demonstroni vetë kamerën.
Merrni parasysh jetëgjatësinë e baterisë së telefonit. Teknologjia e baterisë po përmirësohet vazhdimisht, kështu që telefonat më të rinj priren të kenë jetëgjatësi më të gjatë të baterisë, megjithatë zakonet tuaja të përdorimit janë ato që vërtet ndikojnë se sa kohë zgjat bateria. Të folurit në telefon, lojërat dhe përdorimi i telefonave jashtë gamës Wi-Fi do të dobësoj më shpejt baterinë. Jetëgjatësia mesatare e baterisë së smartphone-ave mund të variojë nga 8 deri 18 orë.