Kurti ditën e mërkurë mori rrugën për në veri të Kosovës.
Ai vizitoi të katër komunat veriore atje por jo edhe të katër kryetarët e këtyre institucioneve.
Kreu i ekzekutivit jashtë itinerarit la Izmir Zeqrin e Zubin Potokut dhe Ilir Pecin e Zveçanit, dytë kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në Debat Plus tha se ata nuk i kanë takuar për shkak se vizita e tyre është zhvilluar në objektet zyrtare të komunave e jo në zyrat ku këta dy kryetar kryejnë detyrën e tyre.
Por, Izmir Zeqiri tha se po t’i kërkohej do të takohej me Kurtin.
“Unë vlerësoj mirë kishte me qenë bile së paku te ishim të informuar. Dhe po të isha i informuar kisha qenë bashkë me të, pa marr parasysh ai është Kryeministër a pajtohemi politikisht a s’pajtohemi ai është Kryeministër dhe unë i respektojë të gjithë”, tha Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut.
Madje për Zeqirin ky nuk është rasti i parë që është injoruar.
“Ka bërë një vizitë edhe në muajin e kaluar te antena e internetit. Bile-bile, antenna është e vendosun e është në emer të babës, pra është pronë e imja. Jo fortë largë shtëpisë sime”, tha Zeqiri.
Televizioni ka tentuar të kontaktoj edhe Kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm gjatë ditës.