Si u takua me udbashët dhe gjyqtarin në liri?, rrëfen ish-e burgosura politike, Hidajete Kelmendi

Ish -e burgosura politike, Hidajete Kelmendi, ka rrëfyer në “Debat Plus”, kohën e gjykimit, ku tregon se u dënua me 3 vjet e gjysmë burg, dhe se gjykatësi ishte Ukë Muçaj

Hidajete Kelmendi në "Debat Plus"

Ish-e burgosura politike, Hidajete Kelmendi, ka rrëfyer disa momente se si ishte takuar me disa nga udbashët që e kishin torturuar pas vuajtjes së dënimit prej tri vjet e gjysmë.

Pas vuajtjes së dënimit, me rastin e lajmrimit në “sup” [polici] në Pejë, ajo ka thënë se ishte takuar me Demë Mujën, i cili e ka “këshillua” se si duhet të sillet në liri, por se e njëjta i kishte thënë “unë e kam vuajtur dëminin” çka janë këto fjalë tani.

Ajo ka thënë se ishte përcjellë edhe për “shumë kohë” nga UDB-ja, madje deri në fshat e në autobus dhe se e dinte se po përcillej.

Kelmendi ka thënë se udbashët i kishte rastisur edhe në rrugë pas burgut, vite më vonë, për të cilët ajo thotë se mllefi ndaj tyre është shumë i madh.

Madje pas luftës, ajo kishte takuar edhe gjyqtarin, i cili e kishte dënuar atë me mbi tri vjet burgim.

“Jakup Llonçarin e kom taku edhe Malushin vetëm në rrugë e kam parë… Ukë Muçën gjyqtarin e kam parë në Istog… i thashë burrit du me u çu me i thënë a po më njeh, ka qenë kjo pas luftës… por e lashë, ia ktheva shpinën”.

“Është edhe Mehmet Loci, e kam taku gjatë torturave, por te unë veç ka hy dhe ka dalë, se krejtve nuk ua kemi ditë emrat… nuk e kam taku pas luftës as nuk e njoh,” ka rrëfyer ndër të tjera ish-e burgosura politike, Hidajete Kelmendi.

Ajo ka treguar edhe për gjykimin e saj i cili ishte zhvilluar në vitin 1985.

“Me 28-29 dhe 30 maj 1985 kemi pasë gjykimin çdo ditë na kanë pru në Pejë në Gjykatën e Qarkut.”

Kelmendi thotë se megjithëse ishin të përcjellë nga gardianët gjatë gjithë kohës, prapë gjenin mënyra për të kontaktuar me shoqërinë.

“Ne e kemi gjetë mënyrën me kontaktu, me një kollitje, me dy, me disa të trokitme… Kemi qenë të organizume, kemi lyp këpuca të zeza, kësmisha të bardha, funda të zi, kur na kanë marrë, janë çudit si kemi garderobë të njejtë e s’kanë mujt me nxënë ata.. Se ne kemi fillu iu kam thënë në vizitë prindërve me m’i sjellë këto, po ashtu edhe tjerat njejtë, janë tmeru ata si e kemi bërë organizimin,” rrëfeu Kelmendi.

Ndërsa gjykatës Kelmendi thotë se ishte Ukë Muçaj, ajo thotë se u dënua me 3 vjet e gjysmë burgim, por avokat personal nuk kishte pranuar të merte.

“Na dënuan 3 vjet e gjysmë, me 27-28 i kanë ndëgju këto deklaratat tona dhe me 30 na dhanë dënimin, nuk kam pasë avokat personal, vetëm të shtetit, ka qenë Abdurahim Mulla i Pejës, prindi ka dashtë me marë Mustafë Radoniqin, më ka vizitu në burg, i kam thënë nuk dua avokat, jam avokat vetë.

Ish- e burgosura politike, Hidajete Kelmendi, ka treguar se “Robert Rasaj u dënu me 8 vjet, Have Shala me 7, Zyrafete Muriqi me 5.6, Myrvete Dreshaj me 5 vjet, Avni Haxhaj me 4 e gjysmë, unë me 3 e gjysmë, Zoge dhe Safete Krasniqi me 3 vjet, Emine Abazi u liru se nuk ka pasë prova për të, ka qenë 16-vjeçare.”

E pas shqiptimit të dënimit dhunë nuk kishin ushtruar më mbi ta.

“Pasi që u shqiptua dënimi nuk ka vazhdu dhuna, edhe dy jave kemi qëndru në Mitrovicë, aty disa gardiene të them dorë e zgjatur e Serbisë janë mundu me u sjellë pak më keq me neve, një Fevzie Ajvazi mos gabofsha… Njëfarë Minire më duket mbiemrin Bunjaku, ajo ka qenë e mirë, dhe njëfarë Vera, serbe dhe Olivera që janë sjellë pak më rreptë me neve, 2 javë aty e pastaj në burgun e Lipjanit.”

Teksa në emocione rrëfen se edhe pas lirimit nga burgu, ajo kishte qenë për një kohë e përcjellë nga udbashët.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika