Si u zbuluan kontejnerët me mbetje toksike në portin e Durrësit, flet drejtori i Rrjetit të Baselit

Drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Baselit, Jim Puckett, rrjeti që ngriti alarmin dhe bëri të mundur që kontejnerë me mbetje të rrezikshme të nisura nga porti i Durrësit të bllokohen, tha në emisionin Now në Euronews Albania se mbetjet i zbuluan pas informacionit të dhënë nga një informator.

Ai u shpreh se informacioni i marrë u verifikua me prova dhe foto, duke çuar deri në bllokimin e këtyre kontejnerëve, që siç tha përmbajnë materiale të rrezikshme toksike.

“Ne na u dha ky informacion nga një informator që kishte frikë t’i shprehte botës se kush është. Ishim të kujdesshëm për ta verifikuar informacionin, morëm foto të ngarkesave dhe prova të ngarkesave të kaluara drejt Kinës që u bllokuan nga kinezët në prill. Ne zbuluam të njëjtët kontejnerë që po ngarkoheshin në portin e Durrësit me një material me ngjyrë kafe. Ai material u analizua nga kinezët që kishte më shumë se 8 për qind të plumbit, që e bën atë një mbetje të rrezikshme”, tha drejtori.

“Të gjitha shifrat e dërguara nga informatorët na treguan për një problematikë të vërtetë, edhe pse këta 102 kontejnerë që ne kërkuam të kthehen nuk janë analizuar. Jemi 95 për qind të sigurt se janë mbetje të prodhuara nga industria, nga pluhuri i furrës, mbetje toksike sipas Konventës së Baselit. Nuk jemi plotësisht të sigurt për materialin.

Për mua është e jashtëzakonshme që e keni atë material në portin e Durrësit dhe e lini të hapur, nuk mund të lini një material të tillë të hapur. Pa ditur askush se çfarë përmban, rreziqet nëse bie shi, nëse fryn era që mund të përhapë këtë material. Pamë foto të mënyrës si po ngarkoheshin, me një traktor për t’i sjellë brenda kontejnerin, nuk ishin të vulosura”, tha ai.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika