Sibel Halimi: Linçimi publik është i papranueshëm në një rend demokratik

Pas disa posterave të vendosura në rrugët e qytetit të infermieres që ka sulmuar fizikisht një të moshuar në Pejë, ka reaguar zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës duke thënë se një se një padrejtësi nuk mund të korrigjohet me një padrejtësi tjetër

Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka reaguar rreth posterave të vendosur në rrugët e qytetit të infermieres, Aulona Pelaj.

Ajo këtë e ka cilësuar si linçim publik dhe si i tillë është i papranueshëm në një rend demokratik.

Halimi ka thënë se në vende ku prokuroria, gjyqësori dhe sundimi i ligjit funksionojnë, forma të tilla si vendosa e posterave si në këtë rast, sipas saj mund të shndërrohen në inspirim për kulturën e dhunës dhe mentalitetit diskriminues.

“Linçimi publik është i papranueshëm në një rend demokratik. Në vende të tilla ku funksionon prokuroria, gjyqësori dhe sundimi i ligjit, forma të tilla të satanizmit publik dhe të hapur ndaj çdo kujt, pavarësisht veprimeve të tij, shndërrohen në inspirim për kulturën e dhunës dhe mentalitetit diskriminues”, ka shkruar Halimi.

Zëdhënësja e LDK-së ka thënë se një padrejtësi nuk mund të korrigjohet me një padrejtësi tjetër, por sipas saj “përkundrazi, në këtë mënyrë vetëm sa thellohet qarku vicioz i urrejtjes, shtypjes, dhunimit dhe padrejtësive tjera shoqërore edhe më të mëdha”.

Ajo e ka përfunduar postimin duke thënë se “Fushata të tilla nuk kanë të bëjnë fare me restaurimin e drejtësisë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika