Siguria e shqiptarëve të Veriut në zgjedhjet e 23 prillit

Kelmendi, Boletini dhe Zhazha, janë tre fshatrat që i përkasin komunës së Zveçanit. Banorët e tyre tregojnë se ndjehen të lënë anash prej institucioneve vendore, derisa thonë se po ashtu se ndihen jo të sigurt që të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit. Kjo pasiguri ka ardhur si pasojë e zhvillimeve të fundit atje.

Pavarësisht që Kelmendi bashkë me dy fshatra të tjerë Boletinin edhe Zhazhën, i përkasin komunës së Zveçanit, janë të populluar me banorë shqiptarë. E jeta e këtyre shqiptarëve këtu është e lidhur me urbanizmin e Jugut të Mitrovicës.

Çdo herë kur dikush në familje ka nevojë për barna, Ramadani Kelmendi në këmbë nga fshati Kelmend bënë rrugë deri në Mitrovicën e Jugut për të shkuar në barnatore.

“Gati na e kanë kthy shpinën institucionet. Pika e parë një katun që ska siguri me shku në qytet, psh unë jam tu shku me i ble barnat për nanat, nuk kam siguri me shku po duhem me shku”, ka thënë Ramadan Kelmendi, banor i fshatit Kelmend.

Aktualisht këto fshatra janë të qeta e zhurma e vetme e këtyre ditëve janë cicërimat e zogjve.

Por, banorët e kësaj pjese nuk presin qetësi në ditët në vazhdim para zgjedhjeve të 23 prillit.

“Sivjet është diçka tjetër sivjet po e shoh se edhe ata që na jemi kanë sikur komisionera nëpër zgjedhje jemi të pasigurt me marrë pjesë në qeto zgjedhje”, ka deklaruar Kelmendi.

E kjo pasiguri duket vjen si pasojë e zhvillimeve që kanë ndodhur kohëve të fundit në veri të vendit.

“Po t’u i marrë parasysh që kanë ndodhur shumë raste përpara nëpër territorin tonë rrugës na kanë maltretu kapak. Na kanë gjuatur e na kanë rreh kapak, por nuk ka marrë askush asnjë llojë iniciative”, ka thënë ai.

Në zgjedhjet e 23 prillit pjesëmarrëse nuk do të jetë Lista Serbe, e cila ka qeverisur për shumë vite në katër komunat e veriut të Kosovës.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika